Rama uron Bashën:I paç 100 vite
në gjumin më të ëmbël+një Foto

Rama uron Bashën:I paç 100 vite<br />në gjumin më të ëmbël+një Foto
SHKODER-I pranishëm sot në Malësinë e Madhe në një takim elektoral me banorët e zonës, Kryeministri Rama ka uruar me ironi kreun e PD-së për ditëlindjen.

“Ka ditëlindjen sot Lulzimo edhe 100 edhe i paç, 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron dhe sinqerisht shëndet dhe mbarësi për fëmijët dhe familjen” tha Rama per Lulzim Bashën që sot feston 43-vjetorin e lindjes.

Rama me pas u ndal mes të tjerash edhe në investimet në bujqësi dhe turizëm ku premtoi më shumë investime duke thënë se do jenë këto pikat që do të zhvillojë në katër vitet e ardhshme.
“askush nuk e ha gënjeshtrën e Lulit se do të ushqejë fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave”.

“Basha do jua ushqejë fëmijët nga kopshti deri në universitet, pas universitetit do vijnë në shtëpi e do thonë a ka gjë për të ngrënë. Po ka njeri që e ha këtë?” tha Rama.

E si për të mos u mjaftuar me kaq, Rama në rrjetin social publikon një fotomontazh me Bashën të maskuar si personazhi i filmit me kartona, Bukuroshja e Fjetur.
basha sipas rames
Redaksia Online
J.Sh/d.b/Shqiptarja.com

                                                                                                                                                                           

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro