Rama uron festat
me “Le violon d'Ingres”

Rama uron festat<br />me “Le violon d'Ingres”
Faqja personale e kreut të PS, EdiRama.al, është veshur me rastin e festave me veprën më të famshme të Man Ray, “Le violon d'Ingres”, imazhi i dashurisë për ekselencë.

Vetë titulli është shkëputja e parë nga një vend i caktuar. Sepse nuk është një titull, por një mënyrë për të thënë së në Parisin e asaj kohë përdorej për të përcaktuar një hobi. Man Ray ironizonte shpesh në faktin se fotografia ishte për të një mënyrë për të kaluar kohën, e cila nuk është tamam ironi por një sugjerim i hollë, nga fakti që Man Ray e ka përdorur fotografinë duke e cmontuar si një makinë që i jepet në terrene të tjera ejo në rrugë.

Kjo është fotoja e tij më e famshme, është imazhi i të dashurës/asistentes/shoqes së tij Kiki, këngëtare. Fotoja është e bërë duke shtuar dy f-ët e violinës, vegla e dashurisë, në procesin e stampimit. Pra në një imazh të vetëm është gruaja/dashuria dhe raporti i tij i padisiplinuar me foton. Ka një sens të pamasë estetike në përdorimin e bukurisë si vegël e përcarjes së ndërgjegjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga