Rama uron kryeministrin e Greqisë: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë

Rama uron kryeministrin e Greqisë: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë

Kryeministrat Edi Rama dhe Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e sapozgjedhur të Greqisë Kiriako Micotaqis.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Kathimerini”, e cila shkruan se Rama ka theksuar se edhe një herë impenjimin e tij personal dhe të qeverisë shqiptare për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe njëkohësisht ka falenderuar palën greke për mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Rama ka shprehur gjithashtu besimin e tij se procesi i bashkëpunimit më të ngushtë që ka nisur me qeverinë e mëparshme do të përmbyllet me sukses, përderisa ekzistojnë të gjitha kushte për një zhvillim të marrëdhënieve strategjike midis Shqipërisë e Greqisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'