TIRANE – Kryeministri Edi Rama uroi përmes një mesazhi telefonik, Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan me rastin e zgjedhjes së tij në krye të shtetit.
Rama thotë se ka biseduar me të për zhvillimin e partneritetit me Turqinë, i cili më herët është vlerësuar prej tij, si mjaft strategjik dhe i pashfrytëzuar më parë nga ish-qeveria Berisha.
Në mesazhin e urimit, Kryeministri Rama shprehet:
Erdogan u zgjodh president i Turqisë pasi siguroi një shumicë absolute në zgjedhjet e 10 Gushtit, të zhvilluara për herë të parë me votim popullor.
Erdogan e zhvilloi fushatën bazuar tek 12 vitet e tij si kryeministër, gjatë të cilave ai e transformoi Turqinë nga një prej ekonomive më të dobëta të Europës, në një fuqi rajoanle.
Aktualisht Turqia është demokraci parlamentare, por me ndryshimet ajo mund të bëhet sistem më presidencial, e ngjashme me atë të Francës.
Mesazhi i plote i kryeministrit Rama derguar Erdgoan
“I nderuar Z. President Erdoğan,
I dashur mik,
Më lejoni që t'Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta si dhe përgëzimet e bashkëqytetarëve të mi, për fitoren Tuaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Shpreh bindjen time se në lartësinë e detyrës Suaj të re, Ju do të vijoni të jeni një kontribuues i madh në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe konsolidimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm.
Fat të mbarë në vijimin e realizimit me sukses të objektivit madhor për ndërtimin e Turqisë së re.
Miqësisht,
Edi Rama”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com