Rama uron mirmëngjes me fjalimin e kandidates së PS në Shkodër: Nëse doni ndryshimin, ja ku e keni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes me videon e fjalimit që mbajti dje kryesuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali, në përmbylljes të fushatës elektorale në këtë qark.

Ndërsa 'flet' me sloganin e PD 'votoni ndryshimin', Rama i drejtohet shkodranëve duke i thënë se nëse duan ndryshimin, atëherë do ta kenë atë me Bilalin.

"Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin!  Ditë të mbarë", shkruan Rama.

Edona Bilali i kërkoi dje voton Shkodranëve, duke i kërkuar të bëhen bashkë për ta zhvilluar Shkodrën, ndërsa tha se nuk premton hapjen e vendeve të punës, por sjelljen e kompanive të huaja që me investimet e tyre do krijojnë vende të reja pune.

"Çfarëdo që të kishim transmetuar ne sot, zi do ju duket, sepse ashtu e shohin politikën, zi dhe kam një mesazh për ta. Kam ardhur t'i tregoj se politika nuk është zi. Kur kryeministri Rama më bëri ftesën, për të kryesuar listën., u ndodh në një udhëkryq sepse isha vetë si shumë prej tyre. Ankohesha pafund, edhe për qeverinë Rama dhe për të gjithë politikën në përgjithësi. Kisha dy zgjedhje o me vazhdu me u anku ose me u vu në dispozicion dhe me provu për të bërë një ndryshim dhe zgjodha këtë të dytën. Ama e di shumë mirë se vetëm nuk mund tja dal, as kryeministri vetëm nuk ja del. Ne ja dalim vetëm në një formë, vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për Shkodrën, për Shqipërinë. Më pyetën në fillim njerëzit 'Edonë aje ti?' s e dinin që nuk kisha lindje se isha rehat në profesionin tim. Është e vërtetë, isha rehat për vete, por a mund të jem rehat unë kur qyteti im nuk është mirë. E vetmja gjë që ka fillu me e zbardh pak Shkodrën është Shiroka, që faktikisht është rrezja e shpresës që i ka hapur retë e Shkodrës. Unë e di që nuk do të jem një deputete që premton vende pune, por do të trokas derë më derë për më pru kompani të huaja në Shkodër që ato ti hapin vendet e punës. Nuk dot ti mbaj rininë me birra por do ti rri pas derës kryeministrit derisa Shkodra të ketë zyrën e vetë të inovacionit, dhe pastaj sigurisht që do ti pi edhe birrat me to.’- tha Bilali.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 16/04/2021 20:12

    Edonë aje ti?' s e dinin që nuk kisha lidhje.... asnje nga kandidatet e PS ne Shkoder nuk ka lidhje me Shkodren, asnjeri prej tyre nuk banon ne Qarkun Shkoder!! Nje lufte e paprecedent brenda llojit, fatkeqesisht, e ka kthyer PS inekzistente ne Shkoder dhe ka te drejte Voltana kur kakaris....dhe ti admin pse nuk me publikon mesazhet, apo te kaloj nga Mero??!

    Përgjigju
  • shqip: 16/04/2021 18:46

    Kisha nje mik qe sa ishte prefekt i PS thote sa bukur sa ndryshime po bajme ,njerzit ankohen kot thote. Mbasi e hoqen e nuk e futen me ne pozicione thote ky vend ka mbaru nuk bahet, ktu vjedhin ,nuk ka sherbime nuk ka perspektive. DMTH kur jane ne kry te pushtetit shohin diell kur jetojne si populli e shohin tunel. Duhet te flasin njerzit qe punojne e qe nuk kane pune si eshte jeta jo kto qe ja fusin tendera 3 here ne dite sa here hajne buke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb