Kryeministri Edi Rama ka uruar Fatos Nanon për 73 vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri, teksa ka ndarë një foto me Nanon, e konsideron si liderin historik të PS-së dhe se ka një meritë të madhe në rrugën e vendit drejt BE-së, pasi siç shton ai, e ktheu partinë në një forcë me sy e zemër nga Evropa.
Rama shkruan se pa Nanon në krye të PS-së, rruga evropiane do të kishte qenë më e gjatë.
"Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet.
Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë.", shkruan Rama.
Sot në Bruksel, Shqipëria hapi 4 kapituj të tjerë të negociatave me BE-në. Kapitujt kanë të bëjnë me Agjendën e Gjelbër, që kryeministri i cilësoi si shumë sfidues.
Postimi i kryeministrit Rama

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin në Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së së Kosovës, ka uruar liderin historik të socialistëve dhe ish-kryeministrin Fatos Nano për 73- vjetorin e lindjes.
“Është zakon që për ditëlindje të urohet për shëndet e jetë të gjatë, ndërsa unë i dashur Fatos dua njëkohësisht të të shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë e për shqiptarët.
Shqipëria demokratike dhe Kosova e lirë besoj fuqishëm se e njohin dhe e çmojnë kontributin tënd të jashtëzakonshëm. Urime e rrofsh sa do vetë, mik e vëlla Fatos!”, shkruan Ali Ahmeti.

Foto: Fatos Nano dhe Taulant Balla
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar me rastin e ditëlindjes Fatos Nanon, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.
“Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos. Mirënjohje për kontributin vendimtar në ato kohë të vështira kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e socialistëve shqiptarë, duke e bërë Partinë Socialiste të Shqipërisë unikale mes partive politike në Shqipëri,” shkroi Balla në rrjete sociale.
Komente













Interesante fotoja zgjedhur nga Rama,me kujton nje moment epik debatesh te filmi /Almost famous/ me foton e grupit te rokut /Stillwater/ stampuar ne T-shirt,ku kengetari kryesor i grupit duket qartazi,kurse anetaret e tjere te grupi shfaqen ne foto,por jashte fokusit.Rama vertet i ka uruar datelindjen Nanos,por cfare urimi eshte ky,kur zgjedh nje foto me veten e vene qartazi ne foto,e Nanon jashte fokusit?!
PërgjigjuKy Nano ka bler nje lagje ne qender te Vjenes ,ndoshta kushton afer miliardit (Euro)e di mir se jetoj para Nanos atje.nuk kuptoj pse nuk ja sekuestron Spaku pasurin ose te gjej burimin e parave,por merret me therrimet qe ka marr Berisha.
PërgjigjuKa meritë ky se të shiti partinë 200 milion euro...
PërgjigjuKy duhet me ken ne burg sote.
Përgjigju