Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin e SHBA, Donald Trump pas marrjes së detyrës.
 
Mesazhi i urimit siguruar nga Javanews është dërguar nga Rama në datën 20 Janar 2017, ditën e betimit të Donald Trump dhe ceremonisë madhështore në Uashington.
 
Ndërsa të tjera kryeministri Rama shkruan në letrën  e dërguar Trump se Shqipëria i është mirënjohëse SHBA për mbështetjen e vazhdueshme.
 
Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë” shkruan Edi Rama.
 
Gjithashtu Rama thekson se Shqipëria do të vazhdojë që të jetë besnike e Aleancës së Atlantikut, ndërsa përparon drejt integrimit me reformat e ndërmarra.
 
Gjithashtu edhe ministri Ditmir Bushati ka uruar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson pas marrjes së detyrës së re.
 
Letra e ministrit të Jashtëm mban datën 2 shkurt. Kjo, pasi Sekretari amerikan i Shtetit u betua në fillim të këtij muaji pasi mori aprovimin e Senatit me 56 vota pro.

faksimile washtingoni per shqiperine

Mesazhi i urimit të Ramës për Donald Trump
bushati tillerson

Mesazhi i urimit të Bushatit për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson


dy.b/shqiptarja.com