Rama: Vendimin për koalicioni
me LSI, bëmë sondazh enkas

Rama: Vendimin për koalicioni<br />me LSI, bëmë sondazh enkas
Sondazhet e zhvilluara në të gjithë elektoratin socialist diktuan vendimin për t'u bashkuar me LSI-në. Kështu deklaroi kryetari i PS Edi Rama. Duke komentuar reagimet kundër marrëveshjes PS-LSI, ai tha se vendimi erdhi pas një komunikimi të gjatë.

“Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për tu bashkuar me LSI ju siguroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve, progresistëve, në mënyrë të detajuar në të gjithë Shqipërinë", tha Edi Rama.

Kreu i PS tha se do jetë në krye të qeverisë pas zgjedhjeve për të aplikuar tjetër sistem qeverisje që garanton qeverisje të mirë e konsolidon demokracinë në vend. I bindur në fitoren me 23 qershor, Rama tha se programi i PS për një rilindje shqiptare është garancia për një tjetër model qeverisje, atë për qytetarin.

Ndërsa për 21 janarin, ai tha se fitorja në zgjedhje do garantojë drejtësi për këtë ngjarje, duke theksuar se kryeministri Berisha është përgjegjësi kryesor për vrasjen e katër protestuesve opozitar. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet drejtësia do vendoset dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës