Rama: Vepra e Man Ray
fyerje? C'derra të knaqun!

Rama: Vepra e Man Ray<br />fyerje? C'derra të knaqun!
Pas debateve të shkaktuara nga vepra artistike e Man Ray, “Le violon d'Ingres”, e publikuar nga kreu i PS, Edi Rama, në faqen e tij zyrtare, edirama.al si një urim për fundvitin, kanë ardhur menjëherë reagimet nga vetë Rama.

Rama është shprehur në Twitter se “Qeveria mbushi sot lëveret me foton e Man Ray. Qenka fyerje për shqiptarët kryevepra botërore e kartolinës tek edirama.al! C'derra të knaqun!”.

Vepra artistike u kritikua për shfaqje nudizmi nga shumë media, ndërkohë që duket vetëm shpina e zhveshur e modeles, Kiki. Ajo u publikua në faqen zyrtare të Ramës me rastin e festave për ti uruar shqiptarëve një vitë të mbarë dhe sa më të bukur.

Reagimi më i ashpër ndaj fotos ka qenë ai Tv Klan, ku si lajm të parë në edicionin e mbrëmjes kishte:

“Edi Rama ka zgjedhur këtë portret të pazakontë për të uruar festat e Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur kreu i PS-së ka dërguar kartolina për të uruar miqtë, personalitetet, kolegët, gazetarët apo edhe qytetarët, këtë fundviti ai ka publikuar edhe në blogun e tij në internet këtë kartolinë. Portreti “Le Violon d’Ingres” është vepër artistike e Man Ray-it, e realizuar në vitin 1924 dhe ka qenë revolucion për atë kohë. Nuk ka asnjë sqarim përse Rama ka zgjedhur pikërisht këtë vepër nudo, për të uruar këdo që klikon tek blogu, edirama.al. Çfarë paraqitet në portret nuk duket se ka asnjë pikë të përbashkët me një urim të festave të fundvitit. Babagjyshi i Vitit të Ri, pema e Krishtlindjeve është zëvendësuar me këtë portret”.

Vepra është konsideruar gjithmonë, nga kritikë artistë por edhe njerëz të thjeshtë si imazhi i dashurisë për ekselencë. Ajo figuron një femër e kthyer me shpinë dhe në të, të stampuara dy f-ët e violinës.

Një kritikë e shkurtër mbi veprën
Vetë titulli, “Le violon d'Ingres”, është shkëputja e parë nga një vend i caktuar. Sepse nuk është një titull, por një mënyrë për të thënë së në Parisin e asaj kohë përdorej për të përcaktuar një hobi. Man Ray ironizonte shpesh në faktin se fotografia ishte për të një mënyrë për të kaluar kohën, e cila nuk është tamam ironi por një sugjerim i hollë, nga fakti që Man Ray e ka përdorur fotografinë duke e cmontuar, si një makinë që i jepet në terrene të tjera e jo në rrugë.

Kjo është fotoja e tij më e famshme, është imazhi i të dashurës/asistentes/shoqes së tij Kiki, këngëtare. Fotoja është e bërë duke shtuar dy f-ët e violinës, vegla e dashurisë, në procesin e stampimit. Pra në një imazh të vetëm është gruaja/dashuria dhe raporti i tij i padisiplinuar me foton. Ka një sens të pamasë estetike në përdorimin e bukurisë si vegël e përcarjes së ndërgjegjes.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?