TIRANË – Kryeministri Rama ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimin që po mban opozita ndaj  Policisë së Shtetit, e cila jo vetëm që nuk e përkrah në detyrën e saj të vështirë, por në të kundërt, e akuzon. Kryeministri e ka konsideruar edhe si spekulim indinjatën e opozitës ndaj Qeverisë, sepse indinjata e vërtetë i drejtohet pikërisht asaj, opozitës, që po reagon negativisht ndaj punës së Policisë.
 
Rama, në një mesazh të tijin në FB, e “ilustron” shqetësimin e tij: “ Një mik i huaj më tha:  Vetëm tek ju mund të ndodhë që policia të bëjë një operacion antidroge si i djeshmi dhe të akuzohet si fajtore për trafikun!"

Dhe po ashtu, ai ngre një pyetje mbi atë që është artikuluar sot nga kryeopozitari Basha si indinjatë e opozitës, partnerëve, qytetarëve. "Partnerët të indinjuar?!" - shkruan ai. - "Edhe mua kështu me duket, po me kë e pse, s’më lejon detyra ta them! Një gjë është e sigurtë: Me mbresa nga lufta jonë antidrogë.

Gjatë muajve të qeverisjes sonë është kapur sasia me e madhe e drogës dhe personave të implikuar me krimin, në histori! Ky quhet implikim apo antikrim?"- shkruan Rama.
 
Qëndrimi i Ramës erdhi pak minuta pasi kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me deputetët e PD-së dhe konfirmoi pas takimit se situata dramatike, ku “ avioni me drogë nuk u kap, por u ran ë prehër dhe droga u mbeti në derë”, kërkonte një përgjigje të menjëhershme.
 
Nuk dihet ende se cila do të jetë lëvizja politike e radhës e PD-së.

shenim ramashenim rama
 
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)