Rama: Vettingu, as për Llallën
e as për Lu, por për shqiptarët

Rama: Vettingu, as për Llallën<br />e as për Lu, por për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama i është referuar për herë të parë përplasjeve mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. 

Gjatë një takimi me përfituesit nga skemat lehtësuese të OSHEE-së për shlyerjen e faturave të energjisë, Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke rikujtuar se drejtësia e re nuk synon vetëm të ndëshkojë të korruptuarit, por në thelb që çdo qytetar të marrë drejtësinë që i takon. 

Kreu i qeverisë u shpreh se kryefjalë e kësaj reforme është Vettingu, procesi i cili sipas tij, nuk bëhet për ambasadorin e SHBA-së dhe as për Kryeprokurorin, por për shqiptarët e zakonshëm dhe për të çliruar sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. 

"Drejtësia e re nuk është për ne, në kuptimin në interesin tonë, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet në radhë të parë për çdo qyetar te dera e gjykatës duhet të marrë drejtësinë që i takon dhe jo të marrë çekiçin kokës nga gjykatësi sepse nuk kishte para të paguante për drejtësinë dhe dikusht tjetër ia bleu përmes gjykatësit drejtësinë. Është një reformë themelore që synon të bëjë shtet dhe kalon përmes Vettingut. Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadorin e SHBA, nuk është as për Kryeprokurorin, as për X apo Y tjetër. Vettingu është për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që më në fund të çlirohen nga kthetrat e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet", u shpreh Rama

Reforma në drejtësi riktheu debatet, por këtë herë jo mes politikës. Ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ai i cili akuzoi kryeprokurorin Adriatik Llalla se ka 18 muaj që punon kundër reformës.

Sipas Lu, Llalla shkeli Kushtetutën në zgjedhjen e anëtarëve të KED, pasi dërgoi vetëm 3 anëtarë në 3 pozicione pa transparencë e pa konkurrencë, ndërsa e akuzoi gjithashtu se tentoi që të sekuestronte edhe serverin e ILDKPKI që është jetik për Vettingun në kontrollin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Kryeprokurori u përgjigj duke akuzuar Donald Lu për presion dhe shantazhe në dosje të caktuara, ndërsa e akuzoi edhe për heqjen e vizës së tij dhe të gruas për në SHBA.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë te vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë te vjetra