Rama: Vettingu fillon nga koka
po s’na bëri ndonjë numër PD

Rama: Vettingu fillon nga koka<br />po s’na bëri ndonjë numër PD
KLOS-Kryeministri Edi Rama deklaroi se Vettingu do të fillojë menjëherë nga koka dhe në Shqipëri do të vendoset drejtësia pas 25 vitesh.
  
 “Gjyqtarët e plepave i mori Saliu nga mitingu edhe me 6 muaj i bënë gjykatës. Por Vettingu sa të fillojë brenda dy ditëve, po nuk na bëri ndonjë numër tjetër PD, do të fillojë nga koka".

Rama: Saliu donte të vdiste në fron, i vranë shokët
Rama u shpreh se nuk do të qëndroj gjithë jetën në pushtet, sikur tentoi Berisha me u bërë mbret, por tashmë i ‘vranë’ edhe shokët dhe mbeti si ‘fanti spathi’.
 
Shihni Saliun tentoi të vdiste në fron si me u bë mbret, tani mbeti si fanti spathi te grupi, ia vranë gjithë shokët. Se ishte si derri maç, me mjekër me kurorë, tani ia hoqën me derra me çupa, me kupa me asa” tha Rama.
 
Batutat, Rama: Tani që iku Kreshniku jemi rehat
Gjatë takimit në Klos, Rama bëri batuta për Spahiun që u largua nga politika, por edhe për fjalorin e Berishës në Kuvend.
 
I kam thënë shoferit ditën që hyra në makinë, i thash që fakti që u bëra kryeministër nuk do të thotë që e kuqja u bë jeshile dhe nëse e shkel dhe polici nuk e shikon ti do ikësh nga puna.
 
Këto duhet të ishin bërë 25 vite më parë. Ja si është ai atje, ‘killer’, i ati i thotë mos shaj o të keqen baba, ai hap Tv shikon Saliun dhe shan për me treguar veten. Shikojnë parlamentin shqepen në rrena dhe rrena u bë sistem
.
 
Tani që iku Kreshniku jemi rehat, se na mori simbolin kuqezi, ai sorra, e di që jeni mërzitur por sorra ka sa të duash, por Shqiponjë vetëm një.
 
(Bije një zile telefoni) Rama: Po qe gruaja hape dhe thuaj jam me Ramën më shiko në Facebook, se ajo është ministri i Brendshëm
”.
 
Rama: Nuk magjistar, por kemi bërë shumë
Kryeministri Edi Rama u shpreh se jam i ndërgjegjshëm që duhet të ishte bërë më shumë, por në 4 vite nuk mund të bëhet ajo që nuk u bë në 25 vite.
 
Nëse do të kisha zgjidhur problemet në 4 vite do të isha magjistar. Por nuk pate shtet të gjitha të tjerat janë si asfalti elektoral.
 
Ne tani e kemi marrë këtë mandat, nuk e morëm në 1991, dhe në vend që t’i kapnin nga koka, çerekshekulli arna, dhe nuk ia prenë Shqipërisë një kostum që sot të ishe në BE dhe sot merren me veshjen time.
 
Nuk shqetësohen për kostumin e Shqipërisë, gjithë jetën duke u marrë si vishet tjetri
” tha ai.
VIDEO-Takimi kryeministrit Rama në Klos
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari