Rama fushatë në Fier: Nuk ka as '97 as '98...por 8-2 ata që e gatuan këtë! Do ta hanë lugë pas luge (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në qytetin e Fierit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale me 30 qershor. Në këtë situatë të tensionuar në prag të zgjedhjeve Rama ka komentuar lëvizjet më të fundit të presidentit Meta, ku ky i fundit dekretoi datën 13 tetor si datën e re për zgjedhjet lokale.

Duke iu referuar takimit që Meta kishte me Bashën dhe Vasilin në Presidencë pak para se të nxirrte dekretin për 13 tetorin, Rama tha se katërshja, Berisha, Basha, Kryemadhi e Meta e kanë kthyer godinën e Presidencës në seli të 4 aventurierëve të revolucionit imagjinar.



Më pas Rama para fierakëve tha se ky qytet është kryeqyteti i socialistëve. Ai u shpreh se në mandatin e radhës, socialistët e kanë sfidë me veten që ta bëjnë edhe Fierin me det dhe ku të  ketë pushues. Rama theksoi se Fieri ka det, por nuk ka plazh, por së shpejti qyteti do të ketë plazhin e vet.

" Sfida e 4 viteve që vijnë është që Fierit t’i japim bregdetin, që rivalitetin me Vlorën të jetë më i fortë. Do të shtojmë Fierin në hartën turistike të Shqipërisë. Një çun më doli rrugës dhe i thashë o cun ti nuk e di se po shkoj në kryeqytetin e socialistëve.”, tha Rama.

Ndërkohë pak para se Rama të ndalej në Fier, militantët e opozitës u grumbulluan për t'i bllokuar rrugën por më pas u zhvendosën para komisariatit të policisë për të kërkuar lirimin e anëtarit të kryesisë së PD në Fier, Pandeli  Tole.

Kujtojmë se ky ishte takimi i parafundit përmbyllës i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Takimi i fundit në kuadër të fushatës zgjedhore të 30 qershorit do të mbahet ditën e nesërme në qytetin e Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Rama mbyll takimin në Fier: Nuk ka 97'! Shqiptarët do t'ia bëjnë 8 me 2 opozitës

Kreu i qeverisë, Edi Rama,  gjatë fjalës së tij përmbyllëse në takimin elektoral në qytetin e Fierit ka komentuar edhe përgjimet e publikuara në gazetën gjermane Bild duke thënë se opozita nuk kishte qëllim të ndëshkonte por të nxinte faqen e Shqipërisë.

Më pas Rama ka thënë se PS ka bërë gabime por kurrë nuk ka vepruar kundër Shqipërisë.

Më tej, kryeministri ka siguruar shqiptarët se më 30 qershor nuk do të ketë përsëritje të ’97-ës apo ’98-ës, por sipas ti, qytetarët do ua bëjnë tetë me dy atyre që gatuan këtë çorbë.

" Gabime do bëjmë prapë, por as dje, as sot, as nesër, një firmë e imja nuk është bërë për t’i rënë në qafë këtij populli, për të plaçkitur pasuritë e këtij vendi. Ato përgjimet në 2016 duke vënë në përgjim shtabin elektoral të PS. Nuk u përdorën për të ndëshkuar. Ne nuk mbrojmë askënd kur vjen puna te drejtësia. U përdorën për planin për t'i çuar në Gjermani. Për të ushqyer ata që janë skeptik. Me muhabete të neveritshme. Ata janë në veprim si kundërshtarë të interesave të Shqipërisë. Ne jemi me të drejtën. Nuk ka për të patur as 97 as 98 por do të ketë një 8 me dy për ata që e gatuan këtë. Do ta hanë lugë pas luge." ka mbyllur Rama fjalën e tij.

Ora 20:59
Rama-Bashës:Xhuljet! Më plagose vetëm kur u dashurova me ty...

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ku po mban fushatën elektorale të radhës deklaroi se plagosja e vetme që i ka bërë Lulzim Basha ishte kur bëri marrëveshje me të.

Kujtojmë se pak më parë kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat tha se 30 qershori do të jetë dita fatale për kreun e qeverisë.

“Duke ardhur dëgjova Xhuljetën, që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë. Xhuljeta tha se do vazhdojë luftën, nuk e pranon 13 tetorin. Tani në fakt ai 13 tetori, e kam parashikuar unë, fallxhorja sheh filxhan, unë bëj parashikime. Thashë se mund të ndodhte një datë e re, dhe parashikova 21 tetor. Të jesh para tyre nuk është zgjuarsi e madhe, se janë komplet bosh nga koka. Por e kam ditur se çmenduria e parë do pasonte të dytën, dhe thashë 21 tetor, por u bë 13. Po mendoja pse e bëri 13. Se ai mund ta bënte dhe të hënën, më 21. Ka një arsye, ka menduar që më 15 është ditëlindja e Doktorit, por prapë është ters 13, se Doktorit i bie të martën ditëlindja. Është vetëm për t’u argëtuar dhe qeshur. Zgjedhjet janë pengu i tyre për të marrë peng Shqipërinë dhe për të mos e lejuar që të çeli negociatat”, tha Rama.

Ora 20:47
'Presidenca është kthyer në seli të shtabit të 4 aventurierëve', Rama ironizon dekretin e '13 tetorit'

Rama nga Fieri në kuadër të fushatës elektorale ka deklaruar se me 30 qershor duhet që të votojnë të gjithë pasi asgjë e keqe nuk do të ndodhë.

Më pas ai ka thënë se qytetarët duhet t'i thyejnë hundët me vota atyre që kundërshtojnë procesin.

Ndër të tjera Rama është rikthyer tek dekreti i Metës për  13 tetorin duke thënë se ai ka kthyer Presidencën në seli të shtabit të PD e LSI.

"Të shkojmë dhe tu thyejmë hundët kundërshtarëve të zgjedhjeve. Ata na kanë sfiduar si popull si shtet si vend si komb dhe e kanë bërë më qëllim. kanë qenë të vetëdijshme dhe i kanë hyrë një rruge që do ta kishin zili armiqtë e Shqipërisë. Si një moment që i kanë bërë pabesi Shqipërisë." ka deklaruar Rama....Haxhi Qamili nuk di ca bën me dekrete, i vulos pa dashur as t'i lexojë dhe sot tha se kam dalë në zyrë në 5 të mëngjesit a thua se është Pronto Pica 24 orë. mos mendoni se u zgjua herët ai s'ka fjetur asnjë minut. Sepse është në mision dhe sot është zyrtare ajo godinë është selia e shtabit të 4 aventurierëve që i hynë Shqipërisë për ta bërë zhele në sytë e Europës dhe për t'ju kallur datën njerëzve me kërcënime e shantazhe. ajo datë e re që nuk u vu kur u hoq data në fuqi. ka vetëm një vlerë. vlerën e kapitullimit. Të gjitha hijenat dhe fantazmat janë tretur. Më 30 qershor ka vetëm budallenj tek tuk. " ka deklaruar Rama.

Ora 20:44
Rama nga Fieri për '13 tetorin e Metës': T'i japim mësim karnavaleve në selinë e revulucionit imagjinar

Kryeministri Rama gjatë takimit elektoral me qytetarët e Fierit ka komentuar edhe lëvizje e fundit të Presidencës ku Meta dekretoi datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve.

Rama ka ironizuar takimin që kreu i opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bënë me Metën pak para se ky i fundit të dekretonte datën e re për zgjedhjet lokale.

"E kanë kuptuar se nuk është thjeshte zgjedhje vendore. Pro kur populli ka mundësinë që t'i japë një mësim shembullor karnavaleve që u mblodhën sot në selinë e revolucionit imagjinar. Do kishte qenë një fushatë ndoshta më e lehta nëse do ishte thjeshtë fushatë vendore. Veprat flasin më shumë se fjalët" ka thënë Rama.

Ora 20:27
Shoqërimi i anëtarit të kryesisë së PD-së, militantët e opozitës në Fier lënë protestën kundër Ramës dhe nisen drejt policisë

Një grup militantësh të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier janë grumbulluar së bashku për t'i penguar rrugën kryeministrit Rama, i cili do të ndalet në këtë qytet në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por pasi janë grumbulluar së bashku ata janë nisur drejt komisariatit të Fierit për të kërkuar lirimin e anëtarit të kryesisë së PD në Fier, Pandeli Tole. Njoftimin për shoqërimin e Toles, e ka bërë ish deputeti Luan Baçi i cili shkruan se ai është shoqëruar me forcë nga policia.

"Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise. Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje. Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierak ?  Çfar te ka bere Pandeli Tole ? Ne do te jemi perballe teje te gjithe. Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole." shkruante Baçi.

Ndërkohë për të penguar protestuesit që të hyjnë në ambientet e komisariatit, janë angazhuar një kordon policie. Protestuesit kërkojnë që të takohen me drejtorin e Policisë në Fier në mënyrë që t'i kërkojnë lirimin e Pandeli Toles. 

Ora 20:02
Socialistët mbuluar me flamuj të gjithë në rrugë për të pritur Ramën

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste në Fier kanë dlaë në autostradën Lushnjë Fier për të pritur kryeministrin Rama.

Ata kanë mbushur makinat e tyre me flamuj shqiptarë dhe janë vendosur buzë rrugës.

Videoja është shpërndarë nga kryebashkiaku Armando Subashi, shihet qartë karvani i gjatë i makinave që kane dalë përgjatë autostradës, aty ku për pak pritet të kalojë edhe kreu i qeverisë.

Ora 18:53
'Ikën votat Monika, na i blenë, na i morën....'/ Rama imiton Nora Malajn dhe ironizon sërish Metën: Ja pse s'ka fjetur mbrëmë (VIDEO)

Kryeministri Rama pasditen e sotme nga Vora u shpreh se nëse Fiqiri Ismaili, që aktualisht drejton këtë bashki, i zgjedhur nga PD-ja do të ishte në garë nuk do të ishte aspak e lehtë për shumicën, pasi theksoi ai 'Do të ishte garë e vështirë dhe unë kam bërë sa kam mundur e kam mbështetur bashkinë e Vorës'.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij ai ironizoi Metën që sot sikur tha, ishte në gatishmëri duke pritur Ramën që në orën 05:00 të mëngjesit, por edhe Neritan Cekën dhe Nora Malajn. "Tani na doli edhe Neritani, profesori i madh që mallkon rrugëve, u hëngrët mortja u shpërlaftë shejtani, u çmendën të gjithë për njëherë, i hodhi në erë fallxhorja, i tërboi.

Ka edhe Norën afër që thotë Monika ç'bëhet kështu Monika, ikën votat Monika, i blenë, na i morën...c'është kjo estradë, ky tmerr, kjo hata!! I ka zënë halli i madh, mos kujtoni se u zgjua Iliri në 4, nuk ka fjetur fare më dëgjoni mua, i ka bërë pas natës, i ka ikur edhe doktori në Vjenë, atje duke ngrënë kokrra kafe derisa të vijë ajo t'i bluajë kafe" tha ai.

Ora 18:42
Urdhri i paprecedentë i Voltana Ademit për punonjësit, Rama: Ka frikë se i japin lamtumirën...

Nga Vora në mbyllje të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi që nxjerr administratën në punë të shtunën dhe të dielën në orarin e votimit, 07:00-19:00, ndërsa ironizoi edhe Metën, që shkoi që në orën 05:00 të mëngjesit në zyrë në gatishmëri për të pritur Ramën.

"Jam tre lëvizje para, e kam thënë. Moltana kishte nxjerrë urdhër të gjithë në punë që në 07:00 të mëngjesit. Ky tjetri doli që në pesë të mëngjesit si ajo pronto pica. Po bëhen zhele në sytë e popullit. Kjo kërkonte të gjithë në punë nga 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës, ka frikë që edhe ata që ka në bashki do të shkojnë të votojnë ti japin lamtumirën Molotanës.

Është ngjallur baba Haxhiu, Haxhi Qamili, ai i famshmi, tiranasi i gabuar. Ata që i thotë Likja ti thonë Xhikja, se është Haxhiu i ri. Ky nuk di se cfarë bën me dekretet, ndërsa Haxhiu nuk dinte se cfarë bënte me vulën. Kjo është histori dramatike. K ardhur koha që të shkulet e keqja, të refuzohet dhe kalbëzohet" tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 28/06/2019 03:53

    thirri mendjes se zgjedhje pa rivale nuk ka

    Përgjigju
  • Chicago: 28/06/2019 02:04

    Pse nuk i mblodhi me perpara ata qe bojkotuan parlamenti apo tani u kujtua ky. Urtesiaaaaa e ketiij president me urtesi me dashuri ka fytyre dhe del aty pa pike turpi RAMA mos lejo te shkelin me kembe vazhdo perpara edhe nje te votoj ti je ne fitore se nuk pranove pazarin e stupe President 30

    Përgjigju
  • Robshi: 28/06/2019 00:32

    Keta fieraket me duken si tip delesh mendojne si tufe... nuk ka mundesi qe nje nivel i caktuar intelektual te kete mendim kolektiv.

    Përgjigju
  • Fieri: 27/06/2019 21:08

    Perpara Z. Kryeminister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion