Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali. Ai ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Bari për të marrë pjesën në forumin ndërkombëtar “Ekonomia Blu e Mesdheut-Mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi”, i cili do të zhvillohet nesër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bari nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
Presidenti i Rajonit të Pulias shkruan se temë e diskutimeve do të jetë ekonomia dhe mjedisi, ndërsa sipas medieve pritet që të jetë edhe diskutimi për bashkëpunimin për aeroportin e ri të Vlorë, projekti i të cilit u prezantua pak ditë më parë nga Rama.

Komente


Koncesion me Pruduentinot e Jugut. Turp i madh, koncesione mafiozesh, Shqipëtarët nuk kanë për të përfituar asgjë, cmimet do ngelen njësoj si me RINASIN KATASTROFË.
Përgjigju