Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael, ku në fokus të takimeve dhe të bisedimeve janë siguria kibernetik dhe sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Kreu i qeverisë është pritur në takim nga me presidentin, Isaac Herzog, të cilin e ftoi që sa më shpejt të vijë në Shqipëri.
‘Vëlla Edi si jeni!’- dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë.
‘Jam shumë i sigurt që turistët kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do e shijojnë shumë ndërsa do të ndihen si në shtëpi. Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për hebrenjtë’- u shpreh presidenti i Izraelit.
Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.
Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.

Izraeli do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama pas takimit me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike.
“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, shkruan Rama.
-
Te urojme me te mirat nga ky takimi i sotem dhe me lajme sa me pozitive
Përgjigju -
Izreli dhe shqipria se bashku per te shkatrruar iranin
Përgjigju -
Siguria kibernetike tashme garanci nga nje shtet i fort si izreali
Përgjigju -
Nuk beni zgjedhje te gabuara pasi keta jane te afte per kete pune
Përgjigju -
ky po qe eshte shef kryeminister na a ndihmuar e po na ndihmon
Përgjigju -
sa mire qe i merrni seriozisht keto pune e sna lini ne balte
Përgjigju -
Ka lezet kur e sheh shqiperine krah lidereve boterore duke diskutuar per ceshtje te ndryshme.
Përgjigju -
Jan p9 izraelitet per at pune, keni gjetur aleatin e duhur.
Përgjigju -
Prej puneve te mira te Rames siguria e vendit tone eshte rritur
Përgjigju -
Shpresoj te kete shkuar gjithcka mire
Përgjigju -
Takime me vendime pozitive per vendin tone
Përgjigju -
Kemi shpresa tek kryeministri jone Edi Rama
Përgjigju -
Rama na ndihmon qe ta mbroje vendin tone
Përgjigju -
Keshtu do te forcohemi akoma me shume ne pjesen e sigurise kibernetike
Përgjigju -
Mbeshtetje te madhe po marrim nga ky shtet
Përgjigju -
Duke pare se sa i zhvilluar eshte ky vend ne kete fush bashkpunimi me te eshte gjeja me e mire qe mund te bejm
Përgjigju -
Zgjidhje mjaft e mir per te tilla probleme qe kemi
Përgjigju -
Ky bashkpunimin do te shtoj akoam dhe me shume sigurin ne portalet e vendit tone
Përgjigju -
Takim mjaft efektiv ky sidomos ne lidhje me sulmet kibernetike
Përgjigju -
U gjetsh nje zgjidhje e menjehershme per kete goditje negative nga irani
Përgjigju -
Kam besim se do te behet gjeja me e mire dhe me e sakte nga te dyja palet per te zgjidhur kete problem
Përgjigju -
Po shko moj laraske u bone ti per tdal e per tdhen mend
Përgjigju -
Shpresoj shume qe ky takim te jete nje zgjidhje per sulmet kibernetike qe irani po na ushtron mbi ne
Përgjigju -
izraeli nje shtet qe kemi patur relata shume te mira me izraelin
Përgjigju -
ishalla kan nje takim sa me te mire dhe sa me shume bashkpunime
Përgjigju -
ky njeri vetem sukses na sjell bravo
Përgjigju -
Ishte shume shqetesues si problem dhe besoj na duhet gjithe ndihma e mundshme qe mos biem me pre e sulmeve te tilla
Përgjigju -
Si nje vend lider ne teknologji shpresoj te kemi ndihmen e izraelit per te forcuar elementet e sigurise dhe mos kemi me sulme te tilla
Përgjigju










Komente
Komento