Rama, vizitë në Serbi
takim me Ivica Daçiç

Rama, vizitë në Serbi<br />takim me Ivica Daçiç
TIRANE- Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera në rajon pritet që të intesifikohen, edhe më tej nga bashkëpunimi që po ofron qeveria shqiptare me vendet e tjera fqinje. Në kuadër të kësaj “ofensive” diplomatike të qeverisë sonë në vendet e rajonit, është konfirmuar se së shpejti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi, ku do të takohet me homologun e tij, Ivica Daçiç si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Dhe duke e përmbyllur në një farë mënyrë efensivën diplomatike të tij në vendet e rajonit, pas vizitave në Turqi, Itali, Greqi, Kosovë dhe Maqedoni.

Lajmin e vizitës së Ramës në Beograd e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. “Kryeministri i qeverisë shqiptare për herë të parë pas 20 vitesh do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi dhe do të takohet me homologun e tij serb, ku janë parashikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve ekonomike”, u shpreh ministri i Jashtëm. Ai theksoi se mes dy vendeve pritet që të ketë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm. “Bashkëpunimi do të jetë në sektorin e transportit, turizmit dhe bujqësisë. Ne i qëndrojmë bashkëpunimit të ngushtë me Serbinë, ashtu si me shtetet e tjera fqinje", u shpreh kreu i diplomacisë.

Ministri Bushati ka deklaruar nga Durrësi se Shqipëria do të intensifikojë marrëdhëniet reciproke dypalëshe në planin ekonomik dhe politik me Serbinë dhe së shpejti një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin. Kjo përgjigje nga ana e ministrit të Jashtëm erdhi menjëherë pas pyetjes nga një prej politikanëve të rinj serbë, gjatë një seminari për Demokracinë, Bushati nuk nguroi të përgjigjet rreth marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë në të ardhmen, dy vende të cilat që aspirojnë për Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë nga Ministri Bushati erdhi gjatë seminarit dyditor “Akademia Rajonale për Demokraci” që ka nisur në Durrës, duke mbledhur udhëheqës politikë dhe civilë të 7 vendeve të Ballkanit. Ky program u financua nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të rajonit. Kryeministri Edi Rama nuk e ka për herë të parë vizitën në Serbi, teksa ka qënë dy herë në Preshëvë, ku jo vetëm është takuar me banorën dhe drejtuesit vendorë të asaj zone, përfshirë dhe deputetin e vetëm shqiptar të kësaj zone në Parlamentin e Serbisë, por ka premtuar dhe ndërtimin e një Shkolle dhe një spitali, duke e kthyer këtë dhe në premtim elektoral.

Vizita e Tadiçit
Ndërkohë që Rama pritet të vizitojë shumë shpejt Serbinë, vizita e fundit e një diplomati të lartë të Serbisë në vendin tonë ka qenë ajo e ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç në qytetin e Shkodrës, e cila nuk i shpëtoi syrit të mediave. Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka qenë i pranishëm në Shkodër, në ceromoninë e nënshkrimit të marrëveshjes parazgjedhore midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, për koalicionin parazgjedhor, pikërisht në prill të këtij viti.

Tadiç ka qenë i ftuar si pjesë e liderve të Ballkanit dhe kreu i Partisë Demokratike në Serbi. Ndërkohë që Rama me Tadiç janë takuar edhe më pas në Bruksel gjatë takimit mes liderëve të Ballkanit në kuadër të mbledhjes së Partive Socialiste Europiane që u zhvillua në Bruksel kreu i PS-së është fokusuar me ish-presidentin serb Boris Tadiç, liderin e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, në Beograd dhe në Preshevë ka qënë për vizitë ish-zv.kryeministri dhe Ministër i jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta, aktualisht kreu i Kuvendit.
 
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet