Rama vizitoi Akademinë Ushtarake në Nju Jork dhe 'ngriti studentët në këmbë': Leje për të gjithë në fundjavë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga momenti i veçantë i pritjes në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork. Kryeministri u shfaq përballë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t'a përdorin gjatë fundjavës.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.

Vetëm 2 ditë pas betimit të qeverisë, kryeministri ka nisur vizitën e tij në SHBA, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë në Akademinë Ushtarake “West Point" në New York. Kjo vizitë shkruan Rama, është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.  

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund ta bëjë SPAK vettingun e politikanëve?

Komento

Komente

  • Klodian: 21/09/2021 09:34

    Sa degjuan emrin Edi Rama filluan broheritjet! Liderin tone global e njohin ne te gjithe boten! Ky besoj se ka qene momenti me i bukur i jetes se atye kadeteve, kete kujtim do da mbajne mend perjetesisht!

    Përgjigju
  • Llum: 21/09/2021 08:39

    Po ta dinin se kush je ti o vemje sdo te pranonin as ne banjot e akademise. Xhepist

    Përgjigju
  • Pyetje: 21/09/2021 08:23

    Cfare po kurdisni mor aman???

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi: Amerika pikas bombën rreth Foltores