‘Retro Christmas’ ngjyra festive në Tiranë pranë Bunk’Art 2! Ekspozohen 50 mjete historike, i pranishëm edhe Rama! Shoqërohet nga Linda dhe Zaho

Nën tingujt e muzikës Jazz and Swing, si dhe “Korit të Zërave të Bardhë” të Teatrit të Operas dhe Baletit, Tirana u vesh me ngjyra festive nga eventi “Retro Christmas”. Qytetarë të të gjitha moshave soditën nga afër ekspozitën e mbi 50 autoveturave, pjesë e koleksionit tëautomjeteve “Retro” të Shqipërisë, që shënon edhe anëtarësimin në Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike, FIVA.

“Është një aktivitet shumë i bukur! Mjaft emocionues për mua, pasi jam shumë i apasionuar pas makinave të vejtra dhe këtu jam në gjenezën e autoveturave”, tha një zotëri.

“Është goxha bukur. Një aktivitet që na fut në histori. Edhe fëmijët e shijojnë”,- tha një zonjë e shoqëruar nga vogëlushja  saj. “Shumë bukur, më pëlqen shumë”,-tha më tej e vogla.

Pronarët e automjeteve “Retro”, duke rrëfyer pasionin e tyre, theksuan rëndësinë e krijimit të një koleksioni të tillë.

“Ne kemi ardhur nga Prizreni. Kemi vozitur prej atje këtu, kaluam shumë mirë dhe këtu atmosfera fantastike. Duhet të jepet shembull se e shkuara nuk e humb vlerën”,- tha një i ri, pronar i një makine “retro” të ekspozuar në aktivitet.

“Për të qenë pjesë e një aktiviteti duhet të kesh makinë të paktën 30-vjeçaredhe në gjendje përfekte. Kjo është Ruse e viti 1967’”, tha djali nga Dibra, pronar i makinës “Retro”.

Koleksioni “Retro” i ekspozuar në afërsi të muzeut “Bunk’art 2”, u vizitua nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali Zaho, i cili mori dhe një targë të personalizuar. Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrja e Kulturës pasi shpërndanë dhurata për fëmijët e korit, dhanë lajmin e krijimit të muzeut retro për të gjithë të apasionuarit.

“Jemi duke i stimuluar këto makine, përmes heqjes së taksave dhe shumë elementeve të tjerë lehtësuar. Eventi është për të gjitha moshat, në thelb ka transmetimin e mesazhit nga e shkuara te e ardhmja”, tha Gonxhja.

“Jemi duke punuar për disa muze, një prej tyre lidhet dhe me makinat e ish kinostudios, për ti kthyer në një atraksion”,- tha Margariti.

Retro dhe Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor janë angazhuar në krijimin e Regjistrit Zyrtar të 450 Mjeteve Historike Retro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Nga targa që mori Zaho te takimet me qytetarët, Rama publikon fotografi nga eventi Retro në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga eventi ‘Retro Christmas’ në qendër të Tiranës ku shoqërohej nga Linda dhe Zaho. Atje u takua me qytetarët ndërsa shkoi bashkë me Zahon që djali të merrte targë me emrin e tij në eventin ku dhjetëra makina mbi gjysëm shekullore ishin të ekspozuara në shesh.

Ora 20:14
FOTOT/ Dhjetëra makina historike ekspozohen pranë muzeut Bunk’Art 2, vizitohen nga qytetarët nostalgjikë për të shkuarën

Dhjetëra makina historike janë ekspozuar ditën e sotme në eventin ‘Retro Chrismas’. Eventi i mbajtur në Tiranë, ngjitur me muzeun Bunk’Art 2, mblodhi qytetarë nostalgjikë për të shkuarën të cilët panë nga afër automjetet e ekspozuara. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'