Kryeministri Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë. Rama ka takuar me familjarët e Thaçit, por edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.
Gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, kryeministri Edi Rama tregoi gjendjen e ish presidentit kur e takoi në paraburgim në Hagë.
“Isha tek Hashimi e vizitova. Mu duk shumë mirë, jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty”, i tha Rama babait të Hashim Thacit.
Më pas vijoi duke treguar: “Ai tha me shëndet jam mirë, por dhe me humor ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje. Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli, e kam si vëlla”, tha kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Rama përpiqet të afrojë Kosovën në 'Ballkanin e Hapur': Ekonomia nuk mund të pengohet nga politika! Premton heqjen e tarifave doganore









