Të gjithë mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore! Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në disa biznese në Kosovë, ku ndodhet për mbledhjen e 8 të dy qeverive që do të mbahet ditën e nesërme në Prishtinë. 

Rama dha premtimin se do të heqin të gjithë tarifat doganore, edhe nëse do të jenë të njëanshme pasi qeveria e Kosovës ka kërkuar kohë.  Megjithatë nuk dha një datë se kur do të vihet në zbatim heqja e të gjitha tarifave doganore. 

Rama tha se nuk ka kuptim që të hiqen tarifat doganore me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Kjo duket si një mënyrë që po përdor kryeministri për të afruar Kosovën në nismën e Ballkanit të Hapur.

“Të mos mbetemi vetëm në kuadrin e takimit zyrtar politik, por edhe me atë që janë motori që lëviz shoqërinë dhe jetën ekonomike. Faleminderit për pritjen. Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimin dhe shkrirjen e pengesave të kufirit. Ne kemi bërë dhe një plan e do ta vëmë në lëvizje që të heqim të gjithë tarifat doganore me Kosovën. Do i heqim plotësisht, dëshirën e kemi të jetë bilaterale me qeverinë  e Kosovës por ne do ta bëjmë. Nuk ka kuptim t’i heqim me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë do vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Edhe nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë”, tha Rama.

Gjatë vizitës në Gjakovë, Rama preku sërish çështjen e Ballkanit të Hapur edhe pranë sipërmarrësve në Kosovë duke thënë se secili do të marrë atë që i takon. Teksa fliste për portin e Durrësit, Rama duket se dha një mesazh të qartë duke thënë se ekonomia nuk mund të pengohet nga politika.

“Do të jetë një port rajonal për të për mos humbur potencialin e humbur gjatë këtyre viteve. Porti i ri është projekt i hartuar nga një prej kompanive më të rëndësishme. Ka një koncept të shtrirjes në dy anët, por i Durrësit dhe Prishtina.   Ekonomia dhe ndërveprimi i sipërmarrjeve s’mund të jenë pengesë e çështjeve politike sado të jenë të rënda.  Më vjen për të qeshur kur dëgjoj disa se thonë po na del Serbia në det. Sot ne pamë një ekselencë rajonale. Gruri është 40% që prodhohet këtu dhe 60% që vjen nga Serbia dhe një pjesë nga Hungaria. Cfarë do të thotë kjo? Që gruri i Serbisë nuk hahet dhe ky i joni hahet? Absolutisht jo.

Rama shprehu edhe interesin e qeverisë së Shqipërisë për sipërmarrësit e Kosovës duke thënë se në ekonomi duhen kampionët shqiptarë pavarësisht se investitorët e huaj janë vlerë e padiskutueshme.

Shqipëria është në një fazë të rë zhvillimi dhe në një moment ku ja vlen që të investohet, posaçërisht në turizëm dhe patjetër dhe në të gjithë linjat e prodhimit por mbi të gjitha të përpunimit në fushën e ushqimit. Ne jemi të interesuar që të ketë një pjesëmarrje më të madhe  të sipermarrjes së shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri sepse pavarësisht se investitorët e huaj janë vlerë e padiskutueshme ne na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë”, tha Rama.

 Ditën e nesërme 20 qershor, Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Report Tv me gazetarin Ermal Qori kanë zbardhur axhendën e plotë të kryeministrit Edi Rama, ku mësohet se gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.  Përveç takimit zyrtar, Rama përgjatë pasdites së të dielës do të ketë edhe një vizitë në fshatin Burojë të Skenderajt. Kreu  i qeverisë do të vizitojë familjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hage.

Mbledhja e fundit ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Nga flamuri i UÇK-së te statuja e Skënderbeut, dhuratat që shkëmbeu Rama me familjen e Thaçit

Kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e Thaçit në Burojë të Skenderajt.

Ai u mirëprit nga familjarët, të cilët i dhuruan Kryeministrit një qeleshe dhe flamurin e UÇK-së . Ndërsa Rama dhuroi një statujë të Skënderbeut.

Kryeministri Rama, teksa po merte qeleshne, duke i falënderuar për dhuratën, nuk kurseu as batutat gjatë momentit kur e vendosi në kokë.

“Unë e kam kokën sa dyfishi, megjithatë do e mbaj”, tha Rama.

 

Ora 21:13
Rama viziton familjen e Thaçit, tregon gjendjen e ish presidentit të Kosovës në Hagë: Lexonte shumë dhe bënte stërvitje! Më kishte marrë malli

Kryeministri Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë. Rama  ka takuar me familjarët e Thaçit, por edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, kryeministri Edi Rama tregoi gjendjen e ish presidentit kur e takoi në paraburgim në Hagë.

“Isha tek Hashimi e vizitova. Mu duk shumë mirë, jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty”, i tha Rama babait të Hashim Thacit.

Më pas vijoi duke treguar: “Ai tha me shëndet jam mirë, por dhe me humor ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje. Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli, e kam si vëlla”, tha kryeministri Rama.

Ora 20:25
Rama tregon marrëveshjen për portin e Durrësit që u shty nga qeveria e Kosovës: Duhet ta bëjmë një orë e më parë

 

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar marrëveshjen që duhej të firmosej ditën e nesërme por u shty nga ana e Kosovës.

“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës sic e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës.

Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.

Ora 20:19
Rama zbulon ministrat që e shoqërojnë në Kosovë, batuta: Nëse keni pyetje për Skënderbeun, kam ministren për Parlamentin

 

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ministrat që e shoqërojnë për mbledhjen e 8 të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri që do të mbahet ditën e nesërme në Prishtinë.

Gjatë vizitës në një biznes, nuk mungoi batuta e tij për Elisa Spiropalin, duke thënë se ka ministren për Parlamentin nëse ka pyetje specifike për Skënderbeun.

“Duke qenë se kohët e fundit kam pasur privilegjin të kem kontakte me disa prej jush dhe kam vënë re se nga njëra anë ka dëshirë të madhe për të investuar në Shqipëri, nga ana tjetër ka mungesë informacioni lidhur me kushtet për sistemin fiskal apo që kanë të bëjnë me nxitjen e investimeve në turizëm, mendoj që do ishte e udhës ta shfrytëzoja këtë rast dhe për të folur disa fjalë me ju.

Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun”, tha Rama.

Ora 20:05
Rama nga Kosova: Është për të qeshur dhe për të qarë, Ballkanin e Hapur e trajtojnë si instrument që Serbia do e marrë tregun

 

Kryeministri Edi Rama preku çështjen e Ballkanit të Hapur edhe pranë sipërmarrësve në Kosovë duke thënë se secili do të marrë atë që i takon. Rama tha se Ballkani i Hapur krijon hapësira për të gjithë dhe zgjeron frymëmarrjen ekonomike ndaj nuk mund të trajtohet si instrument që do ta marrë Serbia tregun. Teksa fliste për portin e Durrësit, Rama tha se ekonomia nuk mund të pengohet nga politika.

“Do të jetë një port rajonal për të për mos humbur potencialin e humbur gjatë këtyre viteve. Porti i ri është projekt i hartuar nga një prej kompanive më të rëndësishme. Ka një koncept të shtrirjes në dy anët, por i Durrësit dhe Prishtina.   Ekonomia dhe ndërveprimi i sipërmarrjeve s’mund të jenë pengesë e çështjeve politike sado të jenë të rënda.  Më vjen për të qeshur kur dëgjoj disa se thonë po na del Serbia në det. Sot ne pamë një ekselencë rajonale. Gruri është 40% që prodhohet këtu dhe 60% që vjen nga Serbia dhe një pjesë nga Hungaria. Cfarë do të thotë kjo? Që gruri i Serbisë nuk hahet dhe ky i joni hahet? Absolutisht jo.

Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu dhe rritja më e madhe është këtu.

Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, tha Rama.