GJIROKASTER-“Nuk është cështja sa vota do të marrë PS, por sa grushta do të marrin gjyqtarët e prokurorët e korruptuar”.
Kështu u shpreh sot nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një takim me votuesit për herë të parë.
Edhe në këtë takim me të rinj që i drejtohen për herë të parë kutive të votimit, Rama nuk ka lënë pa shigjetuar opozitën. Ai u ndal tek reforma në drejtësi duke akuzuar të djathtën se është kthyer në armikun numër 1 i kësaj reforme.
“Frika nga drejtësia i ka mbyllur në çadër dhe u ka zënë bulevardrin qytetarëve dhe vizitorëve që vijnë në Tiranë dhe ne sot jemi me vendosmërinë më të madhe, për ta bërë Reformën në Drejtësi. Isha i vendosur për ta bërë këtë reformë, për ta nisur, për ti dhënë fund padrejtësisë. Shumë më thanë si do e bësh. Po është një mur që nuk e do këtë, por nuk ka shqiptar që nuk do ta shembë këtë mur të padrejtësisë”.
Kryeministri garantoi se Reforma në Drejtësi do të bëhet dhe se nuk do të tërhiqet përpara asnjë çadre, shantazhi apo kërcënimi.
“Ndryshimet kushtetuese i bëri një shumicë që ne nuk mund ta kemi, por bindja ime e thellë ishte që në vitin 2013 se nëse ka një mur që e mban të ndarë vendin nga e ardhmja dhe që duhet shembur është muri i padrejtësisë. Muri i ngritur nga gjykatës e prokurorë të korruptuar që janë të lidhur si mishi me thoin me ata që janë ngujuar në çadër.
Nuk tërhiqemi jo vetëm përpara ndonjë çadre, por as para ndonjë kërcënimi apo shantazhi. Sepse në këtë luftë ne përfaqësojmë Shqipërinë që duam për të gjithë”, tha Rama.
"Të ngujuarit në çadër protagonistë të ‘97"
Kryeministri Rama shoqërohej nga Bashkim Fino, Bledi Cuçi dhe Mirela Kumbaro. Ai u ndal jo rastësisht tek Fino duke sjellë në vëmendje vitin ’97.
“Bashkim Fino është sot me ne si një dëshmi e thjeshtë. Sa herë është puna për të prishur punë, është Saliu. Sa herë është puna për t’u zënë rrugë shqiptarëve kemi Saliun. Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin pasi ai është dëshmitar i një historie tragjike për Shqipërinë, një histori që kurrë nuk duhet të përsëritet. Ajo e vitit 1997, kur Shqipëria rrezikoi ta humbte përgjithmonë të ardhmen. Ata që janë sot në çadër, janë protagonistët e asaj historie. Ata janë në çadër për një arsye shumë të qartë: Kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia”, tha Rama në Gjirokastër.
Sipas tij, Partia Socialiste është sot më shumë e vendosur se kurrë që të mos lejojë përsëritjen e historisë së 20 viteve më parë ku nuk kishte shtet dhe siguri.
“Nuk do lejojmë që t’i mbyllet rruga e drejtësisë për të cilën u desh fitorja e PS dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane që të bëhet kaq reale që pas një çerek shekulli më në fund shqiptarët të kenë një drejtësi ku të gjithë janë të barabartë”, u shpreh Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO