TIRANE- “Adem Tahirajt e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata që i quajmë "zotni"!- Shkruan kryetari i PS-së Edi Rama në profilin e tij, pak orë pas vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut pasditen e sotme teksa ishte në një operacion policor në komunën Sukth.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen e miqtë në Tropojë e kudo, Rama shpreh shqetësimin se vrasja e sotme e shefit të komisariatit të Shijakut është alarm për epërsinë që krimi ka marrë mbi shtetin dhe garanton se me të marrë qeverinë do ti japë fund pasigurisë.

“Vrasja e Adem Tahirajt është alarm buçitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në të gjithë territorin e vendit. Dua të ngushëlloj e inkurajoj sot çdo komisar e polic të ndershëm në përballjen me krimin megjithë kushtet e patolerueshme të punës së vet. Dhe dua te garantoj cdo qytetar se do t'i japim ketij vendi sigurine e munguar dhe uniformes blu autoritetin e plote te ligjit ne territor.”- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter mbrëmjen e sotme.
(sg/shqiptarja.com)