Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç. Këtë herë as në Beograd e as në Tiranë por në një emision televiziv online me 27 gusht. Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion miks ballkanik....Takimi mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç nuk përbën më lajm. Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore.
Në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar.
Por kryeministri shqiptar dhe ai serb do të ketë një përballje shumë interesante edhe mediatike.
Emisioni “Okruzenje” kanë konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.
Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.
Bashkë me ta në studio e rrejtit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç.
Nuk është bërë e ditur tema e emisionit por kuptohet që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shpalosin pikëpamjet e tyre rrethe samitit të Vjenës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim rrënjësor pas vizitave të ndërsjellta të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd.
Emisioni “Okruzenje” është një program online i pavarur rajonal dhe promovon iniciativat e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal.
Kjo do të jetë hera e katërt kur Rama e Vuçiç përballen, por kjo do të jetë hera e parë që do të jenë në një studio televizive për të debatuar me njëri-tjetrin dhe për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të publikut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06