Të gjithë ata të cilët kanë banesa të legalizuara në zonën e "Unazës së Re" do të marrin dëmshëprblim nga buxheti i shtetit për pronën që do u preket. Por  detaje të reja janë zbardhur për skemën korruptive se si janë legalizuar këto objekte.

Kryeministri Rama zbuloi në TVSH se si 40 objekte janë legalizuar në mënyrë korruptive nga qeveria “Berisha” gjatë periudhës korrik shtator 2013 që përkon pikërisht me periudhën pas humbjes së zgjedhjeve dhe kur të djathtët do linin pushtetin.

40 legalizime janë biznese të legalizuara nga korriku në shtator të 2013-s. Janë bërë legalizime nga më abuzivet. Janë miliona që merren nga kontributet e buxhetit për të dëmshpërblyer jo pronarë të legalizuar normalisht, por për të dëmshpërblyer ngrehina të legalizuara në kundërshtim me ligjin.

Edi Rama, kryeministër