Bie kushti i reformës zgjedhore për hapjen e negoaciatave. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert njoftoi se hapja e negociatave do të përcaktohet vetëm nga ecuria e reformës në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit. Ky qëndriam erdhi pas një bisede rreth 60 minuta mes kancelares gjermane Angela merkel dhe kryeministrin Edi Rama.

Opozita shqiptare PD-LSI është ende në pritje të një regimi të ndërkombëtarëve për miratimin e kodit zgjedhor, por ky qëndrimi qartë i qeverisë gjermane mbyll tashmë cdo mëdyshje mbi kushtet që do kërkojë këshilli europës kur të vendosë për celejn e negociatave me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë njoftoi se fokusi i diskutimit me kancelaren gjermane ishte celaj e negociatave Plani i Madh i Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ku do investohen rreth 20 miliardë euro dhe nxitja e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.

 "Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor", shkruan Rama në "facebook", teksa zbardh takimin.

Teksa shton se biseda me të ka qenë një kënaqësi e veçantë, Rama thekson se Merkel është një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme", shton kryeministri.

Bisedën mes dy liderve e zbardhi edhe ambasada gjermane në tiranë. Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton se Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. 
Në njoftimin e ambasadës gjermane thuhet se Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.