Rama zbret në Rinas me
lajmin për arrestimin e Fullanit

Rama zbret në Rinas me<br />lajmin për arrestimin e Fullanit
TIRANE- Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Rinas është njohur me lajmin e ndalimit të Guvernatorit. Në orën 22 e 30 ai ka mbërritur në Tiranë pas takimit në Samitin e NATOS-s në Walls dhe është njoftuar për arrestimin e Fullanit. Menjëherë pas marrjes së lajmit, kryeministri ka komunikuar në telefon me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku është informuar për ngjarjen.

I pari nga politikanët që ka reaguar për arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ishte Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, Braçe shkroi se tani më gjërat kanë ndryshuar në vend duke shprehur në mënyrë të tërthorët punën e prokurorisë për arrestimin e kreut të Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, përgjegjësia për ngjarjen është e para. “Duhej vetëm durim! Gjërat kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë në këtë vend. Përgjegjësia është e para. Dua të falënderojë pa fund çdo koleg timin, deputet në Komisionin e Ekonomisë. Keni qenë korrekt, serioz, profesional të përkushtuar. Mbi të gjitha të përgjegjshëm deri në”, - shkroi Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe si politikani që e ka ndjekur më shumë skandalin e ndodhur në BSH ku u grabitën 713 milion lekë.

Top of Form Reagimet ne FB
Lajmi për arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka ngjallur shumë habi tek njerëzit, gjë e cila mund të ketë ardhur për shkak të perceptimit të ulët që kanë njerëzit tek drejtësia. Pak çaste pasi doli lajmi se kreu i BSH ishte vendosur nën pranga për shkak të vjedhjes spektakolare të 713 milion lekëve nga thesari i shtetit, reagimet e para të njerëzve erdhën në rrjetet sociale ku habia mbizotëronte te të gjithë. Nëpërmjet postimeve të shumta, aktivist të shoqërisë civile apo edhe njerëz të thjeshtë ishin të idesë se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të lirohej shumë shpejt nga policia.

Por kishte edhe nga ata që lajmin për arrestimin e Fullanit e kthenin në humor duke shprehur mosbesimin e ngjarja e ndodhur për vjedhjen e 713 milion lekëve do të ishte dënuar ndonjëherë. Gjithsesi ajo që u dallua më shumë frika se Guvernatori nuk do të dënohet por do të gjenden zgjidhje të tjera që ai ti shpëtojë hekurave të qelisë.

RD
Organi zyrtar i Partisë Demokratike, gazeta RD e cilësoi arrestimin e Fullanit si një tentativë që kryeministri Rama të kap financat e vendit për të pastruar paratë. “Kujdes! Tani fillon një betejë tjetër. Fullani u arrestua. Edvin Rama nuk duhet lejuar për të marrë nën kontroll BSh për të bërë pastrimin e parave të krimit, drogës dhe trafiqeve. Nuk duhet lejuar që në atë institucion të vendosë një nga njerëzit e korruptuar dhe as servilë që ta ketë nën kontroll këtë institucion për transferta parash të parave të korrupsionit drejt parajsave fiskale. Për këtë kërkohet reagim.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)