Rama zbulon objektivat e
mandatit të dytë qeverisës

Rama zbulon objektivat e<br />mandatit të dytë qeverisës
Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit me 74 deputetë duke formuar i vetëm qeverinë në mandatin e dytë, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryeministri Rama ka zbuluar edhe objektivat.
 
Rama thotë se ka marrë në konsideratë komentet e qytetarëve, ndërsa nga e hëna do të ketë një reflektimit të thellë, mbi mandatin 2013 - 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane. 
 
Punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 - 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë” thotë ai.
 
Rama: Luftë tepsixhinjve e parazitëve
Kryeministri shprehet se do të ndërtohet një strukture digjitale bashkëqeverisje me qytetarët për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo nivel, sikur e quan ai atë pjesë të administratës.
 
“Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, "Shqipëria që duam".
 
E cila do të shërbejë për t'ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush
” shprehet Rama.
 
PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM
Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm🙏
Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre.
 
Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative.
 
Të cilat janë shumë të nevojshme për t'i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit.
 
Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 - 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë.
 
Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju.
 
Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, "Shqipëria që duam".
 
E cila do të shërbejë për t'ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.
 
Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush.
 
Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne.
 
E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s'ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku.
 

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot