Nga Nju Jorku ku ndodhet në takim me shqiptarët në Amerikë, Rama zbuloi dhe planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Një pjesë e rritjes ekonomike do i shkojë pensionistëve. Një plan që jo shumë larg do të prezantohet nga qeveria por që sic tha Rama do të kërkojë vite për tu aplikuar.
“Duam të nisim një plan rritjeje, duke menduar që të vendosim një kusht në ligj, që për cdo përqindje të rritjes ekomomike të vendit, një pjesë e rritjes ekonomike ti shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve. Ky është plani, konkretizimi kërkon edhe pak kohë për ta shpallur dhe disa vjet për tu bërë, por ama të gjithë ata që thonë na jepni votën se do ua bëjmë pensionet nga 400 – 500 – 600 -700 – 800 janë e njëjta mendje, pavarësisht si e kanë fytyrën më të vjetër më të re, që e kanë marrë Shqipërinë në qafë në të gjitha vitet e mëparshme. Nëse reformat që ne kemi bërë të tjerët do i kishin bërë të paktën që në fillim të vitit 2000 sot do të ishim duke bërë biseda të tjera, por askush nuk mori reforma të vërteta. I lanë shqiptarët të vjedhin, dritat, të mos paguajnë taksat, të mos paguanin sigurimet shoqërore, të ndërtonin pa leje ku të donin, madje i inkurajuan.
I mësuan shqiptarët që të gjitha llojet e paligjshmërive mund të amnistoheshin mjafton të votoje për partinë në pushtet. Praktikisht shkatërruan cdo qelizë në tru që donte shtet.
Kjo që po bëjmë ne është të ndërtojmë shtetin, dhe vula është anëtarësimi në BE, se aty nuk të pranon njeri pa shtet. Po ne do të bëjmë diçka të ndjeshme për ti përfshirë pensionistët në këtë hapësirë të re.
Lajmi kryesor: