Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e mungesës së tij në festimet për Ditën e Verës në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan të dielën ka qenë në Jordani, ku ka pasur takime me Mbretin Abdullah II dhe liderë të tjerë nga rajoni, si edhe përfaqësues nga BE, SHBA, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare.

“Dje në Jordani me Mbretin Abdullah II dhe liderë të tjerë nga rajoni, si edhe përfaqësues nga BE, SHBA, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare, për të forcuar ndërveprimin në fushën e sigurisë e të luftës shumëplanëshe kundër ekstremizmit,” shkruan Rama.

rama ne jordani

Kështu i lodhur nga ky udhëtim, kryeministri Rama nuk mori pjesë në festime, pasi kishte nevojë të çplodhej 5 minuta, siç tha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj që edhe Ramës “ i duhen 5 minuta pushim në një Shqipëri që nuk të lë as 1 minutë kohë të pushosh” .

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)