Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Kongresin e parë të Infermierisë shqiptare të organizuar në Tiranë.
Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme.
Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet.
“Nesë zoti do ishte njeri, do ishte infermier. Njerëzit kanë perceptimin e gabuar për shëndetësinë, ndaj edhe reforma në shëndetësi është themeli i zhvillimit dhe do të bëjmë që në sistemin shëndetësor të mos vendosin më partitë për punësimin” – e nisi fjalën kreu i qeverisë.
Rama tha se në shëndetësi do të krijohet një portal i posaçëm për punësimet.
Punësimet në shëndetësi dhe debulesa e Ramës për gratë
Portali nuk do jetë më një mekanizëm por ligj, dhe do bëjë që emërimet në punë të mësuesve dhe të infermierëve, që nuk i vendos më askush tjetër, përveç pikëve që secili merr vetë.
Çdo vend i ri pune që hapet del menjëherë në portalin tuaj dhe çdokush i interesuar njihet me vënedet vakante dhe mund të aplikojë për t’u punësuar. Sigurisht që merita është baza por pasi të ketë zgjedhur njerëz që e meritojnë, duhet t’i mbash dhe për t’i mbajtur duhen shumë të tjera gjëra. Ne jemi angazhuar dhe kemi garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në rang republike, aty ku sot në kushte jashtëzakonisht të vështrira, mizerabël, shkojnë prej vitesh e vitesh në punë, nëna, gra të reja dhe vajza, që veshin bluzën e bardhë. Ndoshta burrave në sallë mund t’u bëjë përshtypje që u referohem vetëm grave, por me gjithë respektin për burrat, nuk është sekret që unë jam gjithnjë e më i prirur, që sa më shumë shoh se çbëhet në këtë vend, të besoj dhe të veproj me bindjen se këtë vend sa më të mirë e duam, aq më shumë gra do të përfshijmë për ta bërë të mirë. Dhe nëse gratë janë absolutisht më serioze, më të dedikuara, dhe shumë më pak të korruptueshme se burrat në të gjithë sistemin. Kështu që bashkëvuajtësit e gjinisë time, mos u mërzisni për këtë realitet të hidhur.
Rritja e pagave
Pagat e infermierëve që sot janë rritur ndjeshëm, do të vazhdojnë të rriten. Më 2013, paga mesatare ishte shumë më e ulët se sot, e sotmja është shumë më e lartë se e djeshmja, por e nesërmja duhet të jetë shumë më e lartë se e sotmja, sepse nëse i referohemi të djeshmes, në të gjitha aspektet, edhe në shërbimin shëndetësor, ne mund të themi që kemi bërë jashtëzakonisht shumë, por nëse i referohemi të nesërmes, ne duhet të themi që s’kemi bërë asgjë akoma.
Po kështu, edhe falë taksimit, ju e dini shumë mirë që përfitoni një pagë më shumë në vit vetëm nga ulja e taksës mbi rrogën. E kishit taksën 10% mbi rrogën, e keni sot shumë herë më të ulët. Dhe sot unë mund t’iu them se këtë vit ne do të bëjmë çmos që ta rrisim sërish pagën tuaj, së pari sepse shumica juaj janë gra dhe sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët me llogaritë në familje.
Zoti infermier dhe djalli në parlamentin shqiptar
Dëshiroj ta mbyll aty ku e nisa, nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, madje infermiere. Nuk pretendoj që të jeni mishërimi i Zotit në tokë, por do t’iu lutesha që secili të bëjmë të vetën për t’i dhënë sa më shumë dinjitet dhe për ta bërë sa më të respektueshëm rolin dhe detyrën e infermierit, sepse ka një rëndëis thelbësore, jo vetëm për momentin e sharbimit por edhe për shoqërinë. Një shprehje thotë nëse trajton një smëundje, ose fiton ose humb, por kur trajton një njeri është e sigurt se ti vetëm ke fituar. Ju trajtoni shumë njerëz në ditë, dhe jeni vetëm të fituar. Mallkimi i punës time, sado që trajtoj ata të species time, vetëm humbas. Pa dashur të konkurroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë, ju them se nëse Zoti do ishte në tokë, do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në parlamentin tonë.
Edi Rama
Harrove tu thoje dhe burrave merni grat me vete kur shtroheni ne spitale se ju kapin infermieret me.zor.. Po po e ke then ti kete shprehje o palaco burre,qe tani na del e betohesh per ato zonja gra infermiere qe marin rrogat me.qesharake ne Shqiperi
Përgjigju