Rama-Bashës:Xhuljet! Më plagose vetëm kur u dashurova me ty...

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ku po mban fushatën elektorale të radhës deklaroi se plagosja e vetme që i ka bërë Lulzim Basha ishte kur bëri marrëveshje me të.

Kujtojmë se pak më parë kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat tha se 30 qershori do të jetë dita fatale për kreun e qeverisë.

“Duke ardhur dëgjova Xhuljetën, që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë, ndërsa sot konfirmoi edhe njëherë tjetër se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe s’ka si të ndodhë. Xhuljeta tha se do vazhdojë luftën, nuk e pranon 13 tetorin. Tani në fakt ai 13 tetori, e kam parashikuar unë, fallxhorja sheh filxhan, unë bëj parashikime. Thashë se mund të ndodhte një datë e re, dhe parashikova 21 tetor. Të jesh para tyre nuk është zgjuarsi e madhe, se janë komplet bosh nga koka. Por e kam ditur se çmenduria e parë do pasonte të dytën, dhe thashë 21 tetor, por u bë 13. Po mendoja pse e bëri 13. Se ai mund ta bënte dhe të hënën, më 21. Ka një arsye, ka menduar që më 15 është ditëlindja e Doktorit, por prapë është ters 13, se Doktorit i bie të martën ditëlindja. Është vetëm për t’u argëtuar dhe qeshur. Zgjedhjet janë pengu i tyre për të marrë peng Shqipërinë dhe për të mos e lejuar që të çeli negociatat”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama fushatë në Fier: Nuk ka as '97 as '98...por 8-2 ata që e gatuan këtë! Do ta hanë lugë pas luge (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin