Rama-Berishës: S'i shpëton dot historisë, është më e fortë se ty! Të erdhi ‘non grata' nga SHBA, së shpejti do harrosh edhe 'La Manche" ('Non grata' nga Britania?)

 

Në një debat në seancën e sotme plenare, Kryeministrin Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot. Rama i tha se së shpejti do ta harrosh edhe kalimin e kanalit të 'la Manche' duke nënkuptuar një shpallje 'non grata' edhe nga Britania e Madhe.

“Ju e furnizuat Milloshviçin. Je i padëshirueshëm, ‘non grata’. Ik tani, mbaroi historia jote. Dil nga ana tjetër dhe bëje çorapin çorap. Të vjen historia përpara dhe thotë prit se ‘ti mendon se je për i fortë por historia është më e fortë se kurrë’. Ja ku të vjen historia edhe me raportin e Dick Marty-t. Si nisi kjo punë? Nga Kremlini! Si vazhdoi? Ju na e paskeni votuar. I padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin? Jo për SHBA-të.  Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Të mbyllet kontinenti”, i tha Rama.”

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha i tha se është hajdur ikonash  në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner

“Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.

Kujtojmë se përmes një shkrimi nga i dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar ishte i qartë për të gjithë politikanët e Ballkanit: Promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar.  Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

 

 

VIDEO Debati Rama Berisha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
‘Berisha në shekullin 20 të burgoste, në 21-shin të vriste, i njëjti sulm fizik, e njëjta qenie’, Braçe reagon pas tensioneve në Kuvend

“I njëjti sulm verbal i njëjti sulm fizik”, ky është një ndër reagimet e deputetit socialist Erion Braçe pas momentit të përplasjes ditën e sotme në  Kuvend të ish-kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin Edi Rama.

Duke postuar një video nga momenti i përplasjes, Braçe i ‘irrituar’ thotë dukee iu referuar Berishës thotë se është i njëjti sulm verbal, i njëjti sulm fizik, e njëjta qenie, i njëjti fjalor, i njëjti instinkt hakmarrës, e njëjta urrejtje, i njëjti model, duke u shprehur dhe për nevojën e ndryshimit të klasës politike në vend.

“SHEKULLI I 20-TE, KY!

SHEKULLI I 21-TE, KY!

DALLIM? NE TE 20-tin TE BURGOSTE!

NE TE 21-tin TE VRISTE!

I njejti sulm verbal, i njejti sulm fizik,

e njejta qenie, i njejti fjalor, i njejti instikt hakmarres, e njejta urrejtje,

i njejti model!

Kaq do shoqeria ne kete vend?

Kaq ambicie ka? Te ardhmen ne dore te Sali Berishes perseri; ketij ketu?

NEVOJA PER NDRYSHIM NE KETE VEND ESHTE ULERITESE!”, shkruan Braçe në Facebook.

Kujtojmë se sot në Kuvend, Berisha kërkoi që të zaptojë foltoren, ndërkohë që iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me fjalët ‘burracak dhe i pafytyrë’. Berisha u ngrit dhe shkoi përballë kreut të qeverisë duke humbur kontrollin, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen.

Ora 12:10
VIDEO/Momente tensioni në sallë, Sali Berisha humb kontrollin dhe sulmon Ramën. Ndërhyn garda

 

Sali Berisha ka kërkuar sërish që të zaptojë foltoren e Kuvendit, ndërkohë që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me fjalët ‘burracak dhe i pafytyrë’. Berisha u ngrit dhe shkoi përballë kreut të qeverisë duke humbur kontrollin, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane