Rama-biznesit të vogël: Iu rrisim tavanin deri në 10 mln lekë, mos gënjeni më me bilancet!

Qeveria do të rrisë tavanin për bizneset që paguajnë tatim-fitim të reduktuar. Deri më tani bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë paguajn tatim-fitim të reduktuar 5 %, ndërsa pas korrikut pritet që tavani të jetë mbi 10 milionë lekë të reja. Kryeministri Rama e ka njoftuar këtë plan të qeverisë në një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve iu ka kërkuar që t’i japin fund mashtrimit me bilancet e dyfishta.

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy përfaqësuesve të biznesit të vogël se ata gënjejnë me bilancet e deklaruara te Tatimet, me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual prej 8 milionë lekë, e cila i përfshin në skemën e TVSH-së. 

Gjatë një takimi me biznesin e vogël, Rama ka shpjeguar se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 mln lekë xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, por sipas tij mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve.

Biznesi i vogël s’e ka problemin te TVSH-ja, por te tavani. Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat, por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë, se duke e kapërcyer atë, ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë, gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme.

Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë t’i shmangen detyrimeve. 

Kështu që, duke hapur këtë diskutim dhe duke shprehur që ju të jeni po aq të sinqertë sa keni qenë kur kemi folur bashkë, ju garantoj se ne jemi shumë të interesuar që bashkë me ju të arrijmë në një përfundim të arsyeshëm se deri kur duhet të shkojë mbi 100 mln lekë. Ta shtypni atë kasën sa herë bëni një transaksion, se prapë do jeni në pragun e pranuar ku nuk do paguani më shumë se 5% taksë. 

Edi Rama, kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer Daja: 27/04/2018 16:05

    Po pse të gjithë gënjeshtar i bën o ta bëftë Perëndia! Pastaj a e ke pyetur ndonjëherë veten (ti që di gjithçka) se sa fiton një biznes i vogël që punon nga mëngjesi deri në darkë, nga e hëna në të hënë, pa një ditë pushim e në fund të ditës mund të përfundojë si ata të varfrit në Kamëz!!! Nëse realizon 3000000 l xhiro në vit maksimumi fitim neto është afro 500000.pra rreth 45000 lek në muaj. Pas aplikimit të TVSH ky biznes do të fitojë 22000 lek ne muaj. Eja z. Kryeminister mbaje familjen time me 22000 lek ne muaj se ti i di të gjitha!

    Përgjigju
  • UPSSSSSSSSSSS: 27/04/2018 12:08

    vetem futja e takses se qarkullimit ne cmimin e naftes dhe rritja e saj solli nje rritje artificiale te te gjithe produkteve te kostos se jeteses ku ketu futet dhe FASHA xhiros se ke problem me kontrolluar TVSH ne rimbursim por kjo e fundit shton AMULLIN me TVSH si puna e asaj qe ujku mjegull do. RIMBURSIMIN e TVSHs O TRIM te tjerat jane peralla.

    Përgjigju
  • redi: 27/04/2018 12:03

    Formalizimi i ekonomise eshte ceshtje e suksesit te buxhetit te shtetit , por gjuha qe perdor timonieri eshte vazhde e megalomanise se tij . Ne te gjithe vendet e BE ,para se te behet nje reforme financiare behet informimi i bisneseve dhe pastaj vendoset . Bisneset si i madh dhe i vogel ,jane kudo partner me shtetin ,prandaj duhen respektuar . Ndrysho stil se nuk ta ka borxh njeri ti ofendosh .

    Përgjigju
  • Lymi: 27/04/2018 11:39

    Ore ..shikon ky popull kete qe kerkon te behet si Kim Jong ??? Eshte e cuditshme si katandiset njeriu shkrete ..je bere per ta ardhuir keq por me mire shko jep doreheqjen se keshtu do te plase keq dhe e kupton vete ku do shkosh ti bashke me keta qe kane udhehq kete vend drejt katastrofes per 28 vjet....tufe halabakesh !

    Përgjigju
  • Beni: 27/04/2018 11:32

    Genjeshtar je ti z. Rama sebashku me z. Ahmetaj. Se askush nuk ka motiv te genjej, pervec se kur i mohohet e drejta dhe buka e gojes. Po dil vizita neper bizneset e vegjel e shikoji vet sa lodhen e sa pak fitojne!nui eshte Shqiperia as Kastrati as Geci as Dulaku as shifrat e rreme te Ahmetajt e as pensionistet qe i genjeni pa pik turpi vec per vota. Turp tju vije qe e keni demoralizuar kete popull. Harram ta keni

    Përgjigju
    • Socialisti: 27/04/2018 15:02

      Pse t'a kene harram ? Vete i votuam, vete i mbajme, ne i pasurojme dhe i trajtojme si te zbritur nga rete. Hallall e pacin dhe me zi n'a e befshim se i tille popull jemi. Shitemi per 2 aspra, vritemi dhe derdhim gjak per lideret tane, shtrojme kurrizin sa here kerkojne te n'a hipin dhe te n'a i fusin dhe fajtore qenkan ata!!!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë