Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa nënvizoi tre momente kyçe.
"Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin. Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.
E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm. Dhe ndërmorët iniciativën për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja. E treta, ne shqiptarët u ndjemë si peshku pa ujë kur bota u godit nga Koronavirusi dhe nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetën. Ka shumë për të thënë, por këto janë tre momentet mes jetës dhe vdekjes. Ju përmendët spitalin, po sot ai spital është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët, ku bashkëpunojnë një staf në spital mes mjekësh dhe shqiptarësh dhe turqish. Aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore, që është një tjetër reformë e sistemit tonë spitalor, që do e çoj vendin tonë në një tjetër pikë. Ne na vjen jashtëzakonisht mirë. Mezi presim të finalizohet dhe projekti që do të sjellë universitetin më të ri në Tiranë, që të aksesojmë një tjetër nivel arsimor".
Lajmi kryesor:
Rama në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona! Rrisim në 2 mld dollarë bashkëpunimin tregtar
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29