Thirrja e ezanit nëpër xhami dhe krisma e improvizuar e topit në Kala, shënon fillimin e iftarit në qytetin historik të Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit.

Këtë vit është më ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19. Imami i xhamisë " Emin Pasha", Daut Lezi, thirri ezanin e akshamit i vetëm dhe pa xhemat.  Sipas tij, kjo gjendje i krijon atij një atsmosferë të ftohtë ndryshe nga vitet e tjera.

"Është me të vërtetë ndjenjë e jashtëzakonshme, xhamia pa xhemat. Është një ndjenjë e ftohtë, por edhe me këtë u sprovuam. Por nga ana tjetër terevitë po i falim në shtëpi me familjet tona, sikur hoxhë, besimtar dhe mysliman tjetër,"-thotë Daut Lezi, Imam.

Pavarësisht atmosferes se zbehte tryezat e qytetarëve  gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqime ku  dallohet pitajkëni cili është shndërruar në simbol të Ramazanit. Pavaresisht kufizimit të lëvizjes qytetarët e Prizrenit  dalin për të blerë pitajka e toplia për syfyr por dhe për shëtitje.

"Nuk është si vitet e kalume, njerëzit nëpër shtëpia. Ramazanin po e kaloj duke qëndruar në shtëpi brenda,"-shprehet një besimtar.

"Vitet e tjera ka patur atmosferë në qytet, por tani kanë filluar duke u bë nëpër lokale, secili nëpër rrugët e veta. Nuk po i rrespektojnë masat sa po duhet se kohë e gjatë që po qëndrojnë në shtëpi. Gjithsesi mirë po e kalojnë edhe aty,"-deklaron një tjetër besimtar.

Furrtarrët ku pergatiten pitajkat me porosi thonë se janë duke punuar me orar të shkurtuar dhe se qarkullimi i njerëzve është shumë i vogël në krahasim me Ramazanët e viteve të kaluara.

"Është orari i shkurtër, njerëz dhe qarkullim ka shumë pak. Është e kufizuar. Kërkesa ka por mundësia për ti marrë nuk i ekziston. Ne më tepër na shqetëson gjendja aktuale, ne i japim rendësi kualitetit. Besoj shpejt do ta kalojmë këtë dhe do kthehemi si më herët,"-shprehet një furrtare.

"Dallimi është shumë i madh nuk është ajo lloj atmosfere që të thuash është Ramazan. Normal që shikohet pak, por nuk dallohet shumë. Interesim ka, por jo shumë i madh. Shumë pak,"-shprehet një tjetër furrtar.

 Në qytetin historik të Kosovës, në Prizren muaji i shenjtë i Ramazanit prej dekadash vazhdon të ruajë traditën e tij ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është më ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.

Prizreni