Këngëtari italian Eros Ramazzotti ka zgjedhur plazhet e Brazilit dhe atmosferën ekzotike për videoklipin e radhës.
Kënga me titullin “Questa nostra stagione”, e cila më parë është publikuar në faqen sociale të këngëtarit tanimë do të ketë dhe videon e saj.

Eros kthehet këtë herë përsëri me një këngë dashurie pas tre vitesh pushim.
Videoja zyrtare do të publikohet pas tre ditësh, ku sipas mediave italiane këngëtari interpreton këngën duke i rënë pianos në breg të detit në Rio De Janeiro.
49 vjeçari Ramazzoti është një nga këngëtarët me popullaritet mjaft të madh në Itali dhe mjaft i pëlqyer nga publiku.

Ai gjithashtu ka bërë bujë edhe në Spanjë, pasi një nga albumet e tij përfshin këngë edhe në spanjisht.
Eros ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Tina Turner, Andrea Bocelli, Laura Pausini etj.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com