TIRANE- Akuzat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha nuk kanë të ndalur për mënyrën e menaxhimit të pushtetit lokal në kryeqytet. Kryeministri Rama ka akuzuar për paaftësi në drejtimin e kryeqytetit Lulzim Bashën, ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar edhe ish-qeverinë Berisha për shpërdorim të buxhetit. Me anë të një fotoje që pasqyronte aksionin e INUK në rrethrrotullimin e Saukut dhe prishjen e një ndërtese ngjitur me të, kryeministri Rama ka treguar se për të ajo që pasqyrohet në foto nuk i shkon për shtat një hyrjeje kryeqyteti.
/Shqiptarja.com
Braçe: Luli po qan e po përplas këmbët për drejtimin e Tiranës










