PRISHTINË - Sipas mediave kosovare ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci është emëruar i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë. Emërimi sipas mediave kosovare është konfirmuar nga burime brenda kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Ramiz Lladrovci, me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, është emëruar i ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Tiranë”, kanë thënë këto burime, duke shtuar se “emri i Lladrovcit pas pak ditësh do të dërgohet në presidencë për të marrë dekretimin si ambasador fuqiplotë i Kosovës në Shqipëri”.
Lladrovci e zëvendëson në këtë post ish komandantin e FSK-së, Sylejman Selimi, i cili po gjykohet nga EULEX-i rreth pretendimeve për ‘krime lufte’ gjatë vitit 1999. /Indeksonline/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com