Ramize Gjebrea, del në dritë
ditari i mbajtur në luftë

Ramize Gjebrea, del në dritë<br />ditari i mbajtur në luftë
TIRANE- Shqiptarja.com vazhdon publikimin e dokumenteve nga dosja "Interesanti". Enigmat e ditarit të luftës dhe poseduesi i tij misterioz që nuk e shënoi emrin në momentin e dorëzimit në Arkiv.

E martë 23 Shkurt. Ramize Gjebrea, atëkohë 20 vjeç nis të shkruajë grimca jete në një ditar të vogël, format xhepi, prodhim italian.  Nuk flet për dashuri, miqësi, apo armiqësi... Nëse duam të zbulojmë se çfarë ndjente Ramize Gjebrea, apo çfarë e trazonte botën e saj të brendshme në periudhën që shkruan në këtë ditar nga shkurti i 1943 deri në janar 1944,  shfletimi i parë i kësja axhende, na zhgënjen. Ka pak, fare pak fjalë, ndonjë ndodhi të vockël, ndonjë emër në të rrallë, personazhesh që i njeh dhe... shumë, tmerrësisht shumë emra fshatrash e qytetesh në të gjithë Shqipërinë që i shkel ditë e natë, në një marshim të pandalshëm. Pikërisht këtu fshihet madhështia e këtij ditari. Tek kjo rendje  prej supergruaje. Pasi ai na zbulon, energjinë e pashtershme të kësaj 20 vjeçareje që rendte mal më mal, në borë e në shi, pa u ndalur, pa u trembur, gjithnjë në zemër të luftës, në përpjekje të pashtershme organizative për të shtuar rradhët e të rinjve në Luftën Nacional Çlirimtare....
Po çfarë përmban konkretisht ky ditar? Në përshkrimin e dosjes ku ruhet (76/1, fondi 14, A.Q.SH) bëhet ky përshkrim:
“Ditar i mbajtur nga shoqja Ramize Gjebrea (dorëshkrim), ku pasqyrohen lëvizjet e saja nga Tirana-Berati-Vlora-Gjirokastra-Brigadën e I-rë etj., ku shkruan mbi ngjarjet e rëndësishme si: njoftimin që ka marrë për vrasjen e shokut Ramiz Aranitasi dhe varrimin e tij (23-25/6/1943); fillimin e punimevet në mbledhjen e Ramicës Vlorë 2.8.1943; takimin me D. [Detin = Nako Spiro] më 26.10.1943 dhe bazat e saj në Tiranë, etj.; mbledhjen e aktivit të Partisë të Qarkut Vlorë më 7-9/12/1943 në Ramicë; mbledhjen e konferencës për zgjedhjen e Komitetit të Rinisë Antifashiste në Kuç 17/12/1943; mbi gjendjen shëndetësore, etj. Ditari është i shkëputur më datat 9-15/I/1944, kohë në të cilën ka qëndruar në Ramicë të Vlorës”.
 
Një studiues pasionant i Ramize Gjebresë, Vasfi Baruti,  në “Nega totum”, ka bërë një konstatim domethënës, teksa përshkruan itinerarin që ka ndjekur Ramize Gjebrea në këto kohë në përpjekejt e saj organizative.
Ai thotë: “Kurviometri në dorë ushtaraku të lartë (Kolonel në pension, specialist Qemal Gogollari) i vendosur në shkallë të hartës të paraçlirimit (Qarku Vlorë) rrëshqet në itinerarin Gjebrea dhe në fund kurviometri shenjon 2465 kilometra rrugë të Gjebresë  në 128 ditë udhëtim., mesatarisht 19.2 km në ditë, ose aq kilometra sa mund ti vije rreth 2.25 herë vijës kufitare të vendit tonë...”

Nisur vetëm nga ky konstatim, por edhe fale kujdesit të Gjebresë për të shënuar itinerarin e saj në këtë axhendë,  sot mund të kuptojmë shumë qartë, se çfarë tip gruaje qe Ramize Gjebrea dhe çfarë përkushtimi pati ajo në Luftë.  Tek ndjekim faqe pas faqe ditarin e  saj të Luftës,  vëmë re se ajo udhëton ditë e natë,  fshat më fshat, nga Vlora, në Gjorokastër, Tiranë, Elbasan e Berat.... madje fshatrat e shumtë që ajo shënon në ditar shfaqen e rishfaqen faqe pas faqeje. Ajo kthehet e rikthet nga 4-5 herë e në ndonëj rast ( në Ramicë, ku edhe e pushkatuan) shumë më tepër...

Por Ditarit i mungon një pjesë e madhe e fletëve. Në të janë ruajtur shënimet e vetëm 128 ditë udhëtimi, ndërsa nuk dihet çfarë ka bërë ajo, ku ka udhëtuar, ku fjetur, kë ka takuar në 142 ditë të tjera që i mungojnë këtij ditari, thënë më shkoqur që janë grisur. Nga ajo vetë, apo nga dikush tjetër? Nëse ndjekim misterin që mbulon këtë ditar mund të llogjikojmë se fletër mund të jenë grisur nga ai që e posedonte ditarin për vite e vite me radhë.  Dihet që ky ditar iu konfiskua Ramize Gjebresë ditën e arrestimit, diku në mes të muajit shkurt 1944. Pas pushkatimit të saj, dokumentet e vendimit të gjyqit partizan si edhe procesverbalet e gjyqit, iu dërguan Enver Hoxhës.  Këtë fakt Hoxha e përmend vetë në një letër për Nako Spiron, pas pushkatimti të Gjebresë.  Por nëse këto dokumente i janë dërguar Hoxhës, logjika e pranon që edhe ditari i konfiskuar ti jetë dërguar po atij.  

Këtë fakt e përforcon e dhëna që jepet në fletëkontrollin e ruajtur brenda dosjes 76/1 të fondit 14 në arkivin e shtetit, ku është ruajtur Ditari. Fletëkontrolli shënon :         “Në dosjen Nr. 76/1 të Fondit Nr. 14, viti 43-44, gjenden të sistemuara: 1 (një bllok) me 51 (pesëdhjetë e një) fletë. Dosja u sistemua me datën 24.IV.1972. Nga verifikimi që iu bë ditarit me shokun Ramadan Xhangolli, datë 31.8.1971, si nga shkrimi dhe nga ngjarjet, rezulton se është i shoqes Ramize Gjebrea.  - Fletët që i mungojnë ditarit sipas datave nuk kanë qenë kur u dorëzua ditari në arkiv....”

Nuk thuhet se kush dhe kur e ka dorëzuar në arkiv këtë ditar.  Theksohet vetëm se në vititn 1971, është verifikuar nga Ramadan Xhangolli (Xhaka, që i shkruante Nexhmije Xhuglinit alias Delegatja për skandalin e Ramizesë me Zahon. Po ai që firmosi në gjyq për pushktaimin e saj, ai që dëshmoi detajet më intime në procesin gjyqësor, ai që e kishte ndjekur Gjebrenë këmba këmbës, në aktivitetin e  saj luftarak,  prej disa muajsh, pothuaj gjysmën e dytë të vitit 1943. Është po ai personazh që shfaqet edhe në ditarin e Ramizesë më 2 gusht në Ramicë, si bashkëpunëtori i saj, i dërguari i Komitetit Qëndror).

Në misteret e këtij ditari, ndërthuren ngjarja kulminante në Ramicë, ku ajo pushkatohet para partizanëve, emri i Xhakes që shfaqet gjithandej, dërgimi i dokumnetacionit të gjyqit tek Enver Hoxha,  grisja e pjesës më të madhe të fletëve të tij, dhe arkivimi i tij pothuaj 30 vjet pas konfiskimit. 
Megjithatë, përtej misterit, me aq sa kanë mbetur, ky ditar ndriçon personalitetin dhe vendosmërinë e kësaj 20-vjeçareje, e cila edhe pse e sëmurë me malarje (përmendet në  disa burime) nuk dinte të ndalej, aq sa ishte kthyer në burim frymëzimi për gjithë rininë e  kohës së Luftës.

ramize gjebrea
 
 Ditari i plotë
Agenda per l’anno 1943
 
E martë, 23 shkurt
Ylli, Halimi Bejxhea
 
E enjte, 11 mars
Stof për kasketa
 
E diel, 11 prill
Niko Govrilli
Karikatorin e mitralozit është jimija që do bjer Kapo Dërvishi
Mavrovë
 
E martë, 1 qershor
Tiranë
 
E mërkurë, 2 qershor
Tiranë. Po kërkoj automobil për t’ikur.

E enjte, 3 qershor
Tiranë. Sot nisem nga qyteti. Mbase nuk kthehem.
 
E premte, 4 qershor
Berat. Petriti nuk qe në shtëpi. Kish shkuar në Durrës.
 
E shtunë, 5 qershor
Mbrakull. Nji shi i madh më zuri në udhë. Jam lagur shumë.
 
E diel, 6 qershor
Zaloshnje. Erdha në orët e para të natës. Mbas fshatit Mbrakull deri në Zaloshnje, po thuaj kam ecur në shi
 
E hënë, 7 qershor
Zaloshnje
 
E martë, 8 qershor
zaloshnje
 
E mërkurë, 9 qershor
Zaloshnje – Ora 9 filluam nga puna.
 
E enjte, 10 qershor
Zaloshnje

E premte, 11 qershor
Zaloshnje
 
E shtunë, 12 qershor
Zaloshnje
 
E diel, 13 qershor
Zaloshnje
 
E hënë, 14 qershor
Zaloshnje

 
E martë, 15 qershor
Sot harrijtëm në Vërshezhë, prej Zaloshnje.
 
E mërkurë, 16 qershor
Sot jemi në Vërshezhë.
 
E hënë, 21 qershor
Sot jemi në Milovë. Jam pakë e sëmurë.
 
E martë, 22 qershor
Vij prej Zaloshnje për Dobrushë.
 
E mërkurë, 23 qershor
Në Dobrushë. Jam e sëmurë. Mora vesh se është vrarë Ramizi.

 
E enjte, 24 qershor
Dobrushë
 
E premte, 25 qershor
Çorovodë. Varrimi i Ramiz Aranitasit.
 
E shtunë, 26 qershor
Zakrukë – Udhëtova natën. Në mëngjes fjeta pakë.
 
E diel, 27 qershor
Sot erdha në Vërtop.

E hënë, 28 qershor
Nga Uznova në Berat.
 
E martë, 29 qershor
Edhe sot jam në Berat.

E mërkurë, 30 qershor
Fjer
 
E hënë, 5 korrik
Tragjas
 
E martë, 6 korrik
Radhimë
 
E mërkurë, 7 korrik
Radhimë
 
E enjte, 8 qershor
Radhim
 
E premte, 9 korrik
Kaninë
 
E shtunë, 10 korrik
Kaninë
 
E diel, 11 korrik
Lapardha. Kam udhëtuar tërë natën.
 
E hënë, 12 korrik
Mavrovë. Kam udhëtuar tërë natën
 
E martë, 13 korrik
Mavrovë.
 
E mërkurë, 14 korrik
Hysoverdh
 
E enjte, 15 korrik
Hysoverdh
 
E premte, 16 korrik
Hysoverdh
 
E shtunë, 17 korrik
Mallkeq
 
E diel. 18 korrik
Lapardha. – Tani porsa harrita. Është ora 4.20’ pas mes nate.
 
E hënë, 19 korrik
Vlorë
 
E martë, 20 korrik
Vlorë

 
E mërkurë, 21 korrik
Vlorë
 
E enjte, 22 korrik
Vlorë

E premte, 23 korrik
Vlorë
 
E shtunë, 24 korrik
Vlorë
 
E diel, 25 korrik
Vlorë
 
E hënë, 26 korrik
Vlorë
 
E martë, 27 korrik
Vlore
 
E mërkurë, 28 korrik
Vlorë
 
E enjte, 29 korrik
Vlorë
 
E premte, 30 korrik
Vlorë
 
E shtunë, 31 korrik
Nisem nga Vlora. Harrij në Lapardha.
 
E diel, 1 gusht
Sot nisem nga Lapardhaja, për Mesaplik.
 
E hënë, 2 gusht
Në Ramicë filluam punën. Është edhe Xhaku.
 
E diel, 15 gusht
Nisem sot nga Vunoi. Është ora 12.30’ mes-natë.

E hënë, 16 gusht
Vij prej Vranishti në Ramicë. Gjithë natën kam udhëtuar.
 
E martë, 17 gusht
Sot nisem nga Ramica, për Hysoverdh ose Mavrovë. Ndejta në Hysoverdh.
 
E mërkurë, 18 gusht
Jam gjithë ditën në Petë të Mavrovës.
 
E enjte, 19 gusht
Sot po udhëtoj prej Pete, në Velçë-Ramicë. Tërë natën kam ecur. N’ora 6 e mëngjezit harrijta në Ramicë.
 
E premte, 20 gusht
U nisa prej Ramice për Dushkarak. U nisa n’ora 2.30’ mas mes-nate.
 
 
E shtunë, 21 gusht
Gjithë ditën kam qënë në Dushkarak.
 
E diel, 22 gusht
Sot udhëtoj prej Dushkaraku – Sevaster.
 
E hënë, 23 gusht
Sot jam në Ramicë – Bashaj
 
E martë, 24 gusht
Sonte po flë në Ramicë.
 
E mërkurë, 25 gusht
Sot jam në Amonicë.
 
E enjte, 26 gusht
Sonte jam në Amonic
 
E premte, 27 gusht
Sot erdha prej Amonice në Hysoverdh.
 
E shtunë, 28 gusht
Tani në mëngjes u nisa për Mazhar.
Në mbrëmje erdha në Lapardha.
 
E diel, 29 gusht
Jam në Hysoverdh.
 
E hënë, 30 gusht
Jam në Hysoverdh.
 
E martë, 31 gusht
Sot u nisa prej Hysoverdhi për Kocul-Peshkat
 
E mërkurë, 1 shtator
Edhe sot në Peshkat.
 
E enjte, 2 shtator
Jam në Romës
 
E premte, 3 shtator
Jam në Romës.
 
E shtunë, 4 shtator
Jam në Romës e Selenicë.
 
E diel, 5 shtator
Sot jam në Karbunarë.
 
E hënë, 6 shtator
Sot vij nga Gorishti për Dushkarak. Gjatë udhës ka rënë shum shi i madh.
 
E enjte, 21 tetor
Në Tiranë, te Andromaqi.
 
E premte, 22 tetor
Në Tiranë, te Andromaqi.
 
E shtunë, 23 tetor
Sot bombarduan Aliatët aerodromin në Tiranë. Jam te Andromaqi.
 
E diel, 24 tetor
U mundova të gjejë automobil për Vlorë, por s’gjeta. Në darkë shkuam së bashku te Maka.
 
E hënë, 25 tetor
Në mbrëmje kam qënë te Maka.
 
E martë, 26 tetor
Sot u ndava prej D.
Po pres nji shok që do më gjej automobil për t’u nisur prej Tirane.
 
E mërkurë, 27 tetor
Sot nisem prej Tirane për Elbasan.
 
E enjte, 28 tetor
Sot jam në Elbasan. Po pres që të nisem për Dumre.
 
E premte, 29 tetor
Tani në mëngjes po nisem prej Elbasani, në Belsh,
Harrij tani në Mollas; U takova me Brigadën.
 
E shtunë, 30 tetor
Prej Mollasi, bashkë me Brigadën, po udhëtoj për në Shpatan.
 
E diel, 31 tetor
Sot n’ora 11, mëngjes, ndahem prej Brigade afër Deshnikut, dhe po shkoj për Berat.
 
E hënë, 1 nëntor
Erdha në Berat qysh dje. Edhe sot po rri këtu. U prit me brohoritje Brigada e parë. U bënë manifestime dhe u mbajtën fjalimet e rastit.
 
E martë, 2 nëntor
Nisem prej beratit për Mallakastër.
Harritëm deri në Velçan.
 
E mërkurë, 3 nëntor
Sot nisemi nga Velçani. Harritëm në Fushën e Klosit. Këtu po flë sonte.
 
E enjte, 4 nëntor
Sot udhëtova prej Klosi, në Dushkarak. Këtu po flë sonte.
 
E martë, 9 nëntor
Shkozë.
 
E mërkurë, 10 nëntor
Shkozë.
 
E enjte, 11 nëntor
Në mëngjes jam në Shkozë.
Në mbrëmje në Dushkarak.
 
E premte, 12 nëntor
Dushkarak
 
E shtunë, 13 nëntor
Dushkarak
 
E diel, 14 nëntor
Kalivaç
 
E hënë, 15 nëntor
Klos
 
E martë, 16 nëntor
Hekal
 
E diel, 21 nëntor
Drijdan – mëngjes, ora 10 po nisem për Kutë. Lufta përsëri vazhdon. Gjermanët dhe Ballistat po qillojnë me mortajë. Nga Kuta u hodha në Çorush-Kalivaç-Prënjas.
 
E hënë, 22 nëntor
Prënjas. Mëngjes, u takova me nji pjesë të Brigadës së I. Udhëtova gjithë ditën. Kaluam nga Vasjeri deri në Lundër. Ndalova sonte në Dukas të Tepelenës. Koha ka qënë me shi të madh.
 
E martë, 23 nëntor
Dukas – mëngjes; nisemi për Salari. Nisemi nga Salaria për Nivicë – së bashku me Brigadën. Gjithë ditën ka rënë shi i madh.
 
E mërkurë, 24 nëntor
Mëngjes – Nivicë – N’ora 9.30’ u nisëm, së bashku me Brigadën. Kemi harirë në Ramicë n’ora 7 të mbrëmjes. Kemi kaluar Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbas – në shi e në breshër të madh.
 
E enjte, 25 nëntor
Ramicë – Mëngjes e mbrëmje.
 
E premte, 26 nëntor
Ramicë – Mëngjes e mbrëmje – Po kalojnë pjesë të Brigadës për Vranisht – Brataj- Tërbaç.
 
E shtunë, 27 nëntor
Mëngjes në Ramicë. N’ora 2 po nisem për Brataj bashkë me Thanën.
 
E diel, 28 nëntor
Mëngjes, ora 12. Populli i tërë Mesaplikut është mbledhur në Brataj – Po bëhet festë – u mbajtën fjalime nga përfaqësuesat e Këshillit të qarkut të Vlorës, të Rinis dhe të Brigadës së parë.
 
E hënë, 29 nëntor
Ramicë
 
E martë, 30 nëntor
Ramicë
 
E mërkurë, 1 dhjetor
Brataj – mëngjes.
Tërbaç – Drekë.
Vranisht – mbrëmje.
Kohë me shi të madh.
Sot kam marrë letër nga K.Q.
 
E enjte, 2 dhjetor
Mëngjes – Vranisht
Mbrëmje – Mesaplik – Talës.
Kohë e keqe.
 
E premte, 3 dhjetor
Mëngjes – Mesaplik.
Mbrëmje – Ramicë.
 
E shtunë, 4 dhjetor
Mëngjes – Ramicë.
 
E diel, 5 dhjetor
Ramicë – Mëngjes e mbrëmje.
 
E hënë, 6 dhjetor
Ramicë – Mëngjes e mbrëmje.
 
E martë, 7 dhjetor
Ramicë. Aktivi i Partis i qarkut fillon n’ora 4.15’ pas dite, deri n’ora 2.30’ pas mes nate.
 
E mërkurë, 8 dhjetor
Ramicë. Vazhdon aktivi. Fillon n’ora 9.30’ dhe vazhdon deri n’ora 12 pa 20’ të mbrëmjes.
 
E enjte, 9 dhjetor
Ramicë. Vazhdon aktivi. Fillon n’ora 8 mëngjes dhe vazhdon deri n’ora 2.15’ pas-dite.
 
E premte, 10 dhjetor
Mëngjes. Ramicë.
U bë nji përpjekje me gjermanët dhe forcat t’ona në qaf të Bullarit. Thuhet se është zënë nji kamjon me municion.
 
E shtunë, 11 dhjetor
Mëngjes: Ramicë; po mobilizohen forca nga Smokthina, për të shkuar nga Beuni, ku thuhet se kanë ardhur gjermanët.

E diel, 12 dhjetor
Mëngjes: Ora 6 nisem për në Brataj.
 
E hënë, 13 dhjetor
Brataj.
 
E martë, 14 dhjetor
Mëngjes Brataj; pas-dreke Ramicë.
 
E mërkurë, 15 dhjetor
Ramicë: Gjermanët bashkë me Ballistat po sulmojnë Mesaplikun nga 4 drejtime: Nga Karteri-Velcë, nga ura e Gjormit, nga Qaf’ e Shën-Gjergjit-Tërbaç, nga Beuni. Jemi në pritje të lajmeve.
 
E enjte, 16 dhjetor
Mëngjes: Balenë. Nisemi me Xhaken për Kuç.
 
E premte, 17 dhjetor
Mëngjes: Kuç.
Ora 9 filloi konferenca për zgjedhjen e K.q. Rinis antifashiste.
 
E shtunë, 18 dhjetor
Mëngjes: Kuç –
Mbrëmje: Gjirokastër.
 
E diel, 19 dhjetor
Sot jam në Gjirokastër.
 
E hënë, 20 dhjetor
Nisem nga Gjirokastra, harrij deri në Prongji. Ka filluar shi dhe të ftohët i madh.
 
E martë, 21 dhjetor
Nisemi nga Prongjija, harrijmë deri në Fushë-Bardhë. Kohë e keqe me shi.
 
E mërkurë, 22 dhjetor
Nisemi në mëngjes nga Fush-Bardha; koha është shum e keqe. Na zuri nata në mal.
 
E enjte, 23 dhjetor
Nisemi në mëngjes nga mali, për në qaf të Rëmullës. Kaluam nënë Borsh e Fter dhe harrijtëm në darkë në Qeparo.
 
E premte, 24 dhjetor
Nisemi nga Qeparoi dhe flëmë në Kudhës.

E shtunë, 25 dhjetor
Nisemi në mëngjes nga Kudhësi për Vuno. Udhës hasëm në disa Prënjë, në njërin prej të cilëvet rash dhe desh u mbyta.
 
E diel, 26 dhjetor
Mëngjes: Himarë – Vuno.
 
E hënë, 27 dhjetor
Vuno gjithë ditën.
 
E martë, 28 dhjetor
Vuno
 

E mërkurë, 29 dhjetor
Vuno
 
E enjte, 30 dhjetor
Vuno

E premte, 31 dhjetor
Brataj
 
Viti 1944
E hënë, 1 janar
Brataj, Ramicë, Brataj.
 
 E diel, 2 janar
Brataj mesaplik
 
E hënë 3 janar
Mesaplik, ramicë
 
E martë, 4 janar
Ramicë. Sot lava kokën...

E mërkurë, 5 janar
Velçë, ramicë,
 
E enjte, 6 janar
Ramicë

E premte, 7 janar
Ramicë
 
E shtunë, 8 janar
Tërbaç
 
E diel, 9 janar
Ramicë
 
E hënë 10 janar
Ramicë
 
E martë, 11 janar
Ramicë

E mërkurë, 12 janar
Ramice
 
E enjte, 13 janar
Ramicë
 
E premte, 14 janar
Ramicë
 
E shtunë, 15 janar
Ramicë

NGA DOSJA “INTERESANTI” KEMI BOTUAR DERI MË SOT:

  Letrat e spiunëve që çuan në pushkatim Ramize Gjebrenë

Vendimi gjyqësor : Shtatët burra e çuan në pushkatim Ramize Gjebrenë

 Ramize Gjebreja, letra që e spiunoi tek Nexhmije Hoxha

Procesi gjyqësor : Si e shiti Zaho Koka Ramize Gjebrenë

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut