Ramona Tullumani shkëlqen
me Gilda e "Rigoletto"-s në Leçe

Ramona Tullumani shkëlqen<br />me Gilda e 
Shtypi italian ka vlerësuar me superlativa sopranon shqiptare Ramona Tullumani që këndoi në operën "Rigoletto" në Teatro Politeama Greco të Leçe-s) më 17 prill.

Ja si e vlerëson kritika pas premierës: “Sopranoja shqiptare Ramona Tullumani mishërohet në një Gilda tërheqëse që të hipnotizon. Një fizik gati fëmijëror i cili i bashkëngjitet një zëri të fuqishëm, bindës e tërheqës”.

Tullumani vlerësohet edhe për teknikën e përsosur të zërit, ku ndër të tjera shkruhet se “Variacionet e arieve janë të bukura të sigurta dhe të paharrueshme. Sopranoja i bashkëngjit bukurisë së timbrit të zërit një homogjenitet të dukshëm. Interpretimi i shkëlqyeshëm i artistes përfshin thellësinë e personazhit, i cili nxjerr në pah në mënyrë elegante kompleksitetin e thjeshtësisë, i cili përbën shpirtin e të resë.”

Tullumani, sipas mediave italiane, mishërohet me rolin e Gilda-s.

“Ajo është mes komponentëve të qenies njerëzore, një dashuri obsesioni ndaj të atit, e cila e çon në vetëvrasje, ëmbëlsia vajzërore dhe trazirat e brendshme e bëjnë atë fisnike deri në realizmin e sakrificës ekstreme. Tri pikat kryesore të produksionit kërkonin vetëm çmimin e biletës dhe ishin në operën e Tullumanit, një vepër e shkëlqyeshme e “Të gjitha festat në kohë”, mënyra e saj për të kthyer frazën “Ju mashtrova, isha fajtore”. Në këtë frazë ajo arrin të përcjellë të gjithë ndjenjën e personazhit, i cili për mungesë hapësire mund të përshkruhet vetëm pjesërisht si më lart”, shkruan autorja e shkrimit Ilaria Stefanelli. 

Ndërsa kritiku italian Eraldo Martucci shkruan: "Bravo, Ramona Tullumani vjen edhe si një interpretuese e zërit të mirë-projektuar dhe që fluturon me notat më larta".

Ramona Tullumani ka nisur të këndojë që në moshën gjashtëvjeçare, për të arritur suksesin që ka sot.

Bijë e dy artistëve dhe mbesë e baritonit të famshëm shqiptar Ramiz Kovaçi, Tullumani është konsideruar si një soprano e re, që premton shumë gjatë premierave që ka shfaqur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
foto

Rigoleto 3

Rigoleto 3

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri