Ramush Haradinaj: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmën e pakursyer popullit shqiptar

Ramush Haradinaj: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmën e pakursyer popullit shqiptar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë

”Me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
Solidaritet i bashkësisë ndërkombëtare me popullin dhe shtetin shqiptar

BE, Gjermania, Italia, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Ambasada e SHBA në Tiranë zyrtare kanë shprehur sot solidaritin e tyre me Shqipërinë, pasi lajmit për tërmetin e fuqishëm që shkaktoi disa viktima, shumë të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në një postim në Twitter shkruajti, se  "BE i gjendet pranë vëllezërve dhe popullit shqiptar".

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë shprehur solidaritetin e tyre në këto momente dramatike për vendin tonë duke ofruar gjithë ndihmën e tyre të emergjencës

Lideri I VV Albin Kurti shkruajti ne Facebook shkruajti se ‘Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë’.

Edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shprehur sot solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit, kurse në deklaratën e qeverisë greke thuhet se ”Greqia shpreh solidaritetin e saj me qeverinë shqiptare dhe me njerëzit e prekur nga tërmeti”.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencës ndërsa edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ai serb Vuçiç dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, kanë shprehur gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës emergjente

Lajmi për dëmet e shumta të tërmetit që goditi sot Shqipërinë ka bërë jehonë edhe në mediat e shumta ndërkombëtare. Gazetat italiane ‘La Repubblica’, ‘La Stampa’, prestigjozet amerikane dhe britanike CNN, BBC, Daily Mail, Euronews e shumë të tjera shkruajnë për fatkeqësinë natyrore që goditi sot vendin tonë.

Sipas mediave italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në pjesën jugore të Italisë në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo dhe Napoli.

Ora 08:43
Albin Kurti: Kosova e përjeton dridhjen dhe dhimbjen e Shqipërisë

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka shprehur solidaritetin e tij dhe popullit të Kosovës me popullin dhe shtetin shqiptar.

Në faqen e tij në Facebook, Kuti shkruan se Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë.

"U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë."

Ora 08:38
Pacolli: Me mendje dhe me zemër jemi në Shqipëri

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas tërmetit 6.4 shkallësh që goditi Shqipërinë mëngjesin e hershëm.

“Tërmeti që goditi Shqipërinë me epiqendër në veri të Durrësit, ishte më i fuqishmi në Evropë të këtij viti”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Për fat të keq duket të ketë edhe viktima. Me mendje dhe me zemër jemi në Shqipëri. Lutemi për të gjithë!”.

Ora 08:34
Hashim Thaçi: Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkruan në faqen e tij në Facebook se: 

'Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti. HTH'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja