Ramush Haradinaj: Nuk e di
kujt t’ia jap postin e kryeministrit‏

Ramush Haradinaj: Nuk e di<br />kujt t’ia jap postin e kryeministrit‏
TIRANË - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të pranojnë takim me presidenten por, ka shtuar se takimet e përbashkëta janë jo funksionale.
 
I pyetur se a është i gatshëm ta jap postin e kryeministritpër t’u hapur rrugëtpër formimin e institucioneve, ai ka thënë se nuk din kujt t’ia jap postin pasi sipas tij ekziston njëmarrëveshja.
 
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në panairin e produkteve bujqësore ku ka ftuar qytetaret që të konsumojnë këto produkte.
 
“Nuk di kujt me ia dorëzuar për shkak se ne kemi marrëveshje edhe me zotin Mustafa me LDK-në, Nismën, Vetëvendosjen, besoni është një marrëveshje e qëndrueshme, serioze e këto pyetjet e çarshisë, që i prodhon çarshia, ne nuk i përfillim. Pra, kemi të bëjmë me diçka shumë serioze... Ne si Kosovë e dimë se jemi vonuar. Askush nuk e mohon se jemi vonuar në ndërtim të institucioneve. Por, qëllimi është po ashtu ndërtimi i institucioneve por, edhe në harmoni me Kushtetutën, ligjet. Jo një ndërlikim i situatës, që e nxjerr Kosovën ose pozitën e Kosovës jo aq të favorshme në raportin e vlerësimeve që bëhen për proceset e brendshme”, ka thënë Haradinaj.
 
Ai ka ritheksuar edhe një herë se takimi me presidenten Jahjaga është i pranueshëm nga ky por, mënyra efikase e takimit sipas tij, është takimi veç e veç e jo gjitha subjektet së bashku.
 
Presidentja, sipas tij e ka një pozicion jo të lehtë megjithatë duhet të ndërmerr veprime që i përgjigjen shumicës në Parlament.
 
“Mendoj se presidentja në fund të fundit duhet me ndërmarrë veprime që me ju përgjigj shumicës në Parlament. E ka një pozicion jo të lehtë por kur bëhet fjalë për dy të tretat e të zgjedhurve në Parlament edhe ajo duhet me ju gjet një opsion, mundësi që zgjidhja të buron nga dy të tretat e Parlamentit”, ka shtuar Haradinaj.
 
Haradinaj, ka theksuar se formimi i Qeverisë teknike nuk është opsion dhe nuk parashihet kjo temë në marrëveshje.
 
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës në panairin e produkteve bujqësore./gazetaexpress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi