Ramush Haradinaj për Albin Kurtin: Ose krijo qeverinë ose hapi rrugë opsioneve të tjera

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit,  tha se ai duhet të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj në një intervistë për ‘Ekonomia Online’, tha se është koha që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çfarë propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumë për shkak të vazhdimit të takimeve pa fund. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në ose të hapë rrugë”.

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për Kosovën. Ai tha se si kryeministër në largim e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi që nuk ka fuqi vendimmarrëse.

“Është me rëndësi të madhe që të kemi një epilog të këtij procesi për shkak se qeverisja e ka të pamundur që të kryejë disa funksione që janë shumë me rëndësi”.

Pavarësisht që për mosarritjen e marrëveshjes së koalicionit janë edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë bën Albin Kurtin.

“Përgjegjësia bie mbi Kurtin, ai duhet të dijë t’i akomodojë të gjithë ata me të cilët do të bëjë shumicën parlamentare”, pohoi Haradinaj për ‘Ekonomia Online’.

Deklarata e Haradinaj vjen një ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dërgoi një letër kreut të Lëvizjes së Vetëvendosjes për vonesat që po krijohen në propozimin e të mandatuarit për kryeministër të Kosovës.

Në letër Thaçi i kërkoi Kurtit që ta njoftojë nëse LVV’-ja do të dorëzojë emrin e Kryeministrtit të ri apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë Thaçi në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër.

Pak ditë më parë Presidenti Thaçi dhe Albin Kurti, pas tre takimeve të propozuara dhe refuzuara nga lideri i VV, u takuan më 6 janar në Presidencë për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Kurti pas takimit që zgjati vetëm disa minuta theksoi se ende nuk është mandatuar dhe se më pas do ti dërgojë shkresën zyrtare Presidentit, i cili nga ana e tij caktoi 48 orë afat për kthimin e përgjigjes, gjë e cila ende nuk ka ndodhur edhe pse afati i përcaktuar ka kohë që ka kaluar.

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë në tentativë për të realizuar marrëveshjen mes forcave politike që përfaqësojnë për krijimin e qeverisë por ende nuk kanë arritur. Sipas mediave në Kosovë, ajo që i ndan më së shumti dy liderët është posti i Presidentit, të cilin LDK do ta ketë të emëruar nga rradhët e saj të freferencave, gjë që kundërshtohet nga Kurti i cili këmbëngul që emri për postin e presidentit të diskutohet kur të jetë momenti i zgjedhjes së tij.

Por zëra nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se edhe pozita e kryeparlamentarit vazhdon të jetë pikë ndarëse mes të dyja partive. Në seancën e Kostituimit të Kuvendit të Kosovës,  Glauk Konjufca nga rradhët e LVV u zgjodh spiker edhe me votat e grupit parlamentar të LDK. “Jemi në pritje që Kurti të ofrojnë një zgjidhje mbi situatën e krijuar. Kemi parimet tona dhe dëshirojmë një qeveri të barabartë dhe të balancuar” – shprehen nga partia e Mustafës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 12/01/2020 10:51

    Ne popull thuhet,"idhnov ne gomarin, e msho samarit".Askush nuk eshte fjator pse LVV dhe Albini qe beri turr e vrap te "behet" kryeminister" beri "Hopa!"ende pa kercy lumin.Tash kur ka mbetur "topi ne mes",kemi filluar te "cfajsohemi" para popullit, duke akuzuar Hashimin Thacin.Po cfaj na paska Hashimi se?!Pse nga mosdisiplina jone politike e tradicionale (besa kualicioni me LDK),kemi humbur besimin e "kualicionit" me LDK?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim