Ramush Haradinaj: Vizita e Papa
Franceskut në Shqipëri, historike

Ramush Haradinaj: Vizita e Papa<br />Franceskut në Shqipëri, historike
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron të rëndësisë së veçantë dhe historike, vizitën që këto ditë do ta bëjë në Shqipëri Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas Haradinajt pas vizitës së Papa Gjon Palit II, në vitet '90, ardhja e Papa Françeskut në tokën shqiptare shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi.

Vizita e këtyre ditëve e shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore”, thuhet në urimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi