Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë në bregdetin shqiptar.

Ai ka qenë në zonën e Durrësit, ku ka shfrytëzuar rastin për tu takuar edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Edhe pse fundjavat shfrytëzohen për momente relaksi, Haradinaj ka diskutuar për situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Facebook, Haradinaj ka publikuar edhe një foto nga takimi me Monika Kryemadhin, e  cila dorën e majtë e ka të fashur, për arsye që nuk dihen.

"Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar", shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.