“Rana e Hedhun” dhe problemi i rrugës drejt saj

/ ATSH / - Zona e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin, një nga perlat e bregdetit shqiptar, po goditet rëndë nga infrastruktura e keqe rrugore.
Pushuesit surprizohen  nga bregdeti i zonës që njihet si "Rana e Hedhun" dhe po aq befasohen  me rrugën që të çon deri në destinacion.
Rruga që të dërgon drejt zonës së "Ranës së Hedhun" në Shëngjin, një nga perlat e bregdetit të Adriatikut, është gati e pakalueshme.
Zhvillimi që ka njohur kjo zonë nga investimet private, nuk është ngritur në nivelin që rruga të bëhet e përdorshme nga mjetet e transportit.
Pushuesit e parë të cilët kanë nisur të frekuentojnë "Ranën e Hedhun" këtë vit, e konsiderojnë këtë vend si një mrekulli që i ka falur natyra Shëngjinit, por që mungesa e rrugës është kthyer në një makth të vërtetë për ta.
Një problem tjetër në këtë zonë janë edhe disa ndërtesa të vjetra të ushtrisë, të cilat i prishin pamjen këtij bregdeti të rrallë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të