Rana e hedhun “peng” i rrugës!

Rana e hedhun “peng” i rrugës!
Nëse keni planifikuar pushime në bregdetin e Adriatikut, Plazhi i “Ranës së Hedhun” në Shëngjin është një prej zgjedhjeve më të mira. 

Për shkak se disponon rërë të zezë qe do të thotë e mbushur me jod e që është kurative për trupin, pastërti dhe gjelbërim përgjatë bregdetit, kjo zonë është atraktive për pushuesit vendas dhe të huaj.

Përkundër kënaqësive që të mundëson ky bregdet, udhëtimi drejt “Ranës së hedhun” vijon të jetë makthi i vizitorëve të saj. 

Prej vitesh ka munguar vëmendja e shtetit shqiptar ndaj një bregdeti që është ndër më atraktivët në vend.

Këtë shqetësim e prezantojnë vetë pushuesit që zgjedhin këtë zonë për të shijuar pushimet e tyre.

Janë vetëm 2 kilometra rrugë që përshkojnë të gjithë zonën e Ranës së Hedhun, një distancë e shkurtër që mund të sillte drejt kësaj zone shumë të më tepër pushues.

rana e hedhun

rana e hedhun

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur