VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Nga sa mësohet Range Roveri- i është futur kundra vajtje në rreth rrotullim pasi ka ngatërruar rrugën dhe aty ka përplasur një motor. Për pasojë ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen procedurat, teksa Report Tv me gazetarin Armand Xhelili sjell pamje nga aksidenti.