Raport i AMA-s në Kuvend, Gentian Salaj: Dixhitalizimi prioritet kryesor

Kreu i AMA-s, Gentian Salaj i raportoi Parlamentit se dixhitalizimi ka qenë një nga prioritetet kryesore të AMA-s për vitin 2017.

Salaj u akuzua nga deputeti Sali Berisha se ka lejuar ERTV të kthehet në TV të Ramës, ndërkohë që në fakt i gjithë aktiviteti që zhvillohet përmes medieve online nuk është një kompetence ligjore e AMA dhe se ERTV është thjeshtë një logo e jo kanal i mirëfilltë televiziv, që e përdor kryeministri për të postuar videot dhe aktivitetet e tij politike në Facebook.

Gentian Salaj kreu Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në raportin vjetor 2017 përpara parlamentit e vuri theksin në përpjekjet për të përfunduar mbulimin me sinjal numerik, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vijimi i procesit të digjitalizimit ka qenë një nga prioritetet kryesore të AMA-s për vitin 2017, ku dhe u mbyllën transmetimet analoge në qarqet Berat dhe Korçë. Impakti në publik, në rajonet ku ka përfunduar digjitalizimi tokësor, duket qartë: Transmetimet e reja numerike kanë dhënë efekte pozitive në tregun audioviziv si në terma sasiore ashtu dhe në ato cilësore. Me transmetimet numerike është shtuar numri I programeve te transmetuara duke rritur ndjeshëm buqetat e programeve pa pagese. Në të gjithë zonat ku janë prezent transmetimet numerike, numri i programeve të transmetuara falas është rritur.

Kreu i AMA-s Gentian Salaj

Kreu Autoriteti i Medieve Audiovizive, deklaroi përpara parlamentit se institucioni që ai drejton është duke mirë funksionuar larg bllokimeve ndodhur në të shkuarën.

Institucioni i AMA-s dhe veprimtaria e saji disa viteve më parë cilësohej në Raport -progreset e Komisionit Evropian si institucion i bllokuar, me mungesë të theksuar vendimmarrje për shkak të kuorumit të anëtarëve të bordit. Ndërkohë, aktualisht, referuar dhe Raport Progresit të fundit të Komisionit, evidentohet kthimi në normalitet i aktivitetit të saj, në përmbushje të funksioneve dhe realizimit të objektivave sipas ligjit 97/2013 të mediave audiovizive.

Kreu i AMA-s Gentian Salaj

Por raportimi i tij nuk u prit mirë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Si mund të lejohet të flasë në parlament ky zotëri kur ka shkuar aty në konflikt interesi, si vasal, ka shkuar aty dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet asnjë fjalë. Ç’punë ka ky përpara parlamentit? A nuk përbën fyerje? E morët nga Top-Channel dhe e çuat te AMA. Të paktën këtu të mos e sillnit dhe mbajeni atje...i menderosni çdo ditë ato media. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore, asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet monstruoze gjatë fushatës zgjedhore të mediave. Nuk duhet të vinte këtu ky zotëri. 

Sali Berisha

Në fakt i gjithë aktiviteti që zhvillohet përmes mediave online nuk është një kompetence ligjore e AMA, ndërkohë që ERTV është thjeshtë një logo e jo kanal i mirëfilltë televiziv, që e përdor kryeministri për të postuar videot dhe aktivitetet e tij politike në Facebook.

Akuzave të Berishës iu përgjigj Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, i cili tha se ish-kryeministri po sulmon një institucion të pavarur.

Para pak minutash drejtuesi i një institucioni të pavarur u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur, tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik po të kemi parasysh që institucioni që referon sot punën 1 vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe përfaqësues të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së. 

Është e pandershme që një deputet të përdori karrigen e deputetit dhe pozicionin e tij për të sulmuar një institucion të pavarur, ndërkohë që janë të gjitha modalitetet, që secili prej deputetëve në rezolutën që bashkëshoqëron vlerësimin e punës 1 vjeçare mund të kishte paraqitur vlerësimi. Duhet të kemi parasysh se vlerësimi është për institucionin dhe jo për personin dhe nuk mund të intimidohet asnjë përfaqësues i organeve të pavarura nga çdo deputet, që kur vjen puna për respektimin e parimeve të transmetimit audiovizual është thyersi numër 1 i rregullave dhe funksionimit të transmetimit në këtë sallë kur eskluziviteti i transmetimit rregullohet sipas procedurave ligjore.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë