Raport për 3 muajt, Crown Agents
gjen 50 shkelje në javë te Doganat

Raport për 3 muajt, Crown Agents<br />gjen 50 shkelje në javë te Doganat
TIRANE - Crown Agents, kompania që po asiston Doganat shqiptare, zhvilloi takimin e parë të koordinimit me palët e interesuara, në kuadër të Programit të Asistencës. Takimi u drejtua nga David Smith, drejtor programi. Të pranishëm në takim ishin zv. ministri i Financave Ervin Mete, drejtorja e përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, përfaqësues të delegacionit të BE, OSBE-së dhe PAMECA-s. Gjatë takimit Crown Agents raportoi mbi ecurinë e tre muajve të parë të punës, sipas kontratës me qeverinë shqiptare, përfshirë edhe lançimin e skuadrave operative në mars 2014. Gjatë shtatë javëve të para të punës në terren, skuadrat identifikuan më shumë se 350 raste të shmangies nga detyrimet doganore, pra 50 raste në javë. Smith informoi të pranishmit se puna në terren gjatë muajit maj rezultoi në zbulimin e një numri të përafërt shkeljesh, por me vlerë më të madhe monetare; kjo për shkak të mirinformimit të skuadrave dhe përmirësimit të metodave të përzgjedhjes.

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Crown Agents dhe drejtuesve të lartë të Doganave Shqiptare. Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare e mirëpritën fuqimisht raportin e përgatitur nga Crown Agents, si një mënyrë për të promovuar transparencë dhe një ndihmesë në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes palëve të interesuara. Në 17 mars, agjencia britanike nisi punën në terren në çdo pikë të doganave.

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje